E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roni arrin të shënojë sërish me Korinthiasin (video)

Fenomeni Ronaldo arriti të shënonte sërish në ndeshjen e fundit të Korinthiasit. Këtë herë goli i sulmuesit brazilian nuk vjejti vetëm një pikë për Korinthiasin, por tre, pasi arriti t’i jepte fitoren 2-1 këtij ekipi.

Ky është goli i dytë për Ronaldon, në po kaq ndeshje të zhvilluara, që pas rikthimit të tij pas dëmtimit 1-vjeçar. Korinthiasi arriti të fitonte 2-1 kundër Sao Kaotaneos, falë golit të ish-sulmuesit të Barcelonës, Interit, Realit dhe Milanit në Europë.

Ronaldo shënoi golin e dytë për Korinthiasin në minutën e 75-të, duke çuar në këmbë mbi 30 mijë tifozë që ndiqnin ndeshjen në stadiumin “Pacaembu”. Golin e parë me Korinthiasin Ronaldo e shënoi në ndeshjen e rëndësishme kundër Palmeirasit javën e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›