E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK’u kërkon sërish shtrenjtim

Kërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 13 për qind, nuk është miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ndërsa KEK-u beson se kjo e fundit do ta aprovojë kërkesën për ndryshim të tarifave dhe nga muaji i ardhshëm do t’i shpërndajë faturat me çmime të reja.

“KEK-u deri më 5 mars 2010 do t’i dërgojë komentet e veta me argumente shtesë për të hyrat e lejuara që kërkohen në vlerë prej 181 milionë eurosh dhe tarifat për mbulimin e tyre”, tha zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala.

Sipas tij, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë vetëm komente në lidhje me aplikimin final tarifor të KEK-ut.

“Kërkesa e KEK-ut shkon në të mirë të konsumatorëve nëpërmjet përmirësimit të mëtutjeshëm të furnizimit dhe investimeve kapitale që ndikojnë në shërbime më kualitative”, ka deklaruar zëdhënësi Buzhala. Ata kanë deklaruar se sërish do të insistojnë në këtë kërkesë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›