Uganda, 7 të zhdukur nga rrëzimi i një avioni
Një avion transportues "Antonov", në bordin e së cilit ndodheshin shtatë presona, u rrëzua sot në liqenin Victoria pasi ishte nisur nga aeroporti kryesor i Ugandës, deklaroi një burim zyrtar. "Avioni u rrëzua mbi liqen dhe u fundos menjëherë", deklaroi një burim zyrtar i shërbimit ajror, duke shtuar se se pasagjerët mund të kishin humbur jetën. Zëdhënësja e policisë, Judith Nabakoba deklaroi se nuk kishte të dhëna apo hollësi për fatin e personave që ndodheshin në avion, apo për shkakun e rrëzimit të tij.
Media lokale njoftoi se avioni, që u nis nga aeroporti Entebbe, në afërsi të kryeqytetit Kampala, po trasportonte furnizime për trupat paqeruajtëse të Ugandës në Somali. Përqindja e aksidenteve ajrore në Afrikë është gjashtë herë më e lartë se në pjesën tjetër të globit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Transportin Ajror