E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Biseda ime me Obamen per Shqiperine

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi, Xhon L. Uidhers ne nje interviste dhene mbreme per TV Klan ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, ka folur mbi perurimin e Presidentit te 44-t Barak Obama. Uidhers eshte ndalur ne raportet e shtetit me te fuqishem te botes me Shqiperine si dhe ka treguar bisedat qe ka zhvilluar me Obamen dhe mbi informacionet qe kane shkembyer mes tyre.

Z. Ambasador, si mendoni do te jete dita e pare per Presidentin Obama?

Ambasadori Uidhers: Mendoj qe do te jete jashtezakonisht emocionuese si per Presidentin ashtu edhe per popullin e Sh.B.A. Sapo u ktheva nga Uashingtoni dy dite me pare dhe atmosfera atje eshte absolutisht e pabesueshme. Njerezit jane shume te emocionuar per zgjedhjen e Presidentit Obama, shume te emocionuar per rendesine qe kane keto zgjedhje per historine e vendit tone dhe kushdo ka deshiren te jete aty. Edhe dje, kur kryheshin disa prej veprimtarive paraprake e koncerti, e gjithe pjesa qendrore e Uashingtonit qe quhet Moll, ishte e tejmbushur me njerez. Kam shume e shume miq te mite qe po diskutonin dhe me thane qe do ishin aty; nuk e dine si do te arrijne aty sepse do kete shume njerez neper metro e abutobuze...por te gjithe e shohin si nje pike kthese ne histori dhe duan qe te jene aty. Menyra si do ta shprehja une eshte qe perurimi i nje Presidenti te Sh.B.A. ndodh nje here ne kater vjet; perurimi i ketij Presidenti, i Presidentit te pare afro-amerikan, ndodh nje here ne katerqind vjet. Kaq e vecante eshte.

Emocionet e dites se perurimit do te kalojne. Cila mendoni do jete sfida e pare madhore me te cilen do te perballet Obama?

Sfida e pare do te jete afermendsh ekonomia. Mendoj qe rifunksionimi i ekonomise, gjetja e vendeve te punes, rindertimi i te gjithe infrastruktures se Sh.B.A. Keto jane gjera shume te rendesishme qe ai do te duhet t'i ndermarre menjehere. Por, mendoj qe ai ka nje vizion te madh per boten dhe me kete mendoj qe ai do te filloje te rivendose, zhvilloje, dhe perforcoje poziten e Amerikes ne bote. Ka fusha ne te cilat amerikanet, per te qene i sinqerte, nuk kane popullaritetin qe kane pasur dikur. Ka pasur tensione me aleate te vjeter dhe ai do qe ta ndryshoje te gjithe kete. Ai do qe te ndertoje nje strukture bazuar mbi komunikimin, diplomacine, shkembimin e lire te ideve dhe mendoj qe ne themel te gjithe kesaj, ne themel te vizionit te tij eshte nje fjale qe ne e perdorim shume shpesh por qe eshte absolutisht ne zemren e tij si President dhe si qenie njerezore dhe kjo fjale eshte demokraci.

Per Obamen, demokracia eshte ajo qe e krijoi. Ne fjalimet e tij, te cilat jane shume elokuente, ai ka folur se si Amerika, sipas pikepamjes se tij, eshte pikerisht vendi per te, nje person qe ka nje baba qe ka qene student i huaj nga Afrika, nje nene amerikane te bardhe, eshte vendi per mundesi te pakufizuara. Kjo eshte ajo qe po provohet sot. Perseris qe duhet te kuptoni emocionet e fuqishme qe jane cliruar ne Sh.B.A. dhe nga kushdo. Eshte nje koalicion ylberi per nga ngjyrat. Eshte nje koalicion racash, fesh, gjithckaje, njerezish te moshuar e te rinj, te bardhe e zezake, homoseksuale ose jo, te gjithe jane pjese e ketij bashkimi.

Ndoshta, nese jeni te interesuar, nje prej simboleve me te pabesueshme dhe te fuqishme qe do te ndodhe sot eshte qe ky burre sot do te qendroje ne shkallet e nderteses se Kongresit dhe do te beje betimin per postin me te fuqishem ne Amerike, e ndoshta ne bote, ne shkallet e nje ndertese te ndertuar nga sklleverit.

Demokracia eshte motori i madh i ndryshimit. Demokracia eshte motor i mundesive jo vetem per Ameriken por kudo. Dhe pikerisht per kete mendoj qe Obama ka fituar kaq popullaritet, jo vetem per amerikanet, jo vetem krenari te madhe per afro-amerikanet si une, por anembane botes. Emocionet qe ky burre ka gjeneruar anembane botes, per shkak te asaj qe ai do te beje pikerisht sot, tregon qe ka shprese, qe ne thjesht na duhet kuraje per te besuar tek shpresa. Kjo eshte e vertete kudo, edhe ketu ne Shqiperi.

Folet mbi popullaritetin e Amerikes. Sh.B.A. gezojne popullaritet te jashtezakonshem ne Shqiperi. Mendoni qe ne vitet e presidences Obama, politikat e Sh.B.A. ndaj rajonit ne pergjithesi dhe Shqiperise ne vecanti do te ndryshojne?

Shpresoj qe gjerat do te ndryshojne. Dhe shpresoj shume qe ky ndryshim te jete per mire. Keni te drejte, Shqiperia eshte nje prej vendeve ku lidhja mes popullit amerikan dhe popullit ketu eshte shume e forte. Por, le ta bejme me te forte, le ta bejme me te mire; le te nxjerrim pikerisht ato mesime qe Shqiperia ka marre nga tradita e saj e pasur dhe amerikanet te nxjerrin mesimet nga gjerat qe ne amerikanet kemi mesuar.

Me lejoni t'ju rrefej nje histori personale. Kur u emerova nga Presidenti Bush per kete post, ambasador ne Shqiperi, Senati duhet te beje konfirmimin. Kryetari i panelit te senatit per konfirmimin tim ishte pikerisht Barak Obama. Ishim pese vete qe po shqyrtoheshim, qe po pyeteshim ate dite, dhe ngaqe respektohej radha alfabetike e vendeve, une isha i pari. Ai beri pyetje shume te mireinformuara mbi Shqiperine. Me pas, pasi konfirmimi kish perfunduar, tradita eshte qe ne i afrohemi kryetarit te komisionit dhe i shprehim mirenjohjen per kohen dhe shqyrtimin dhe keshtu pata pak minuta per te folur me Senatorin e atehershem qe tani eshte President. Ishte shume e qarte qe kishte dije per Shqiperine dhe rajonin. Ambasadoret e tjere qe po konfirmoheshin per te shkuar ne Bosnje, Malin e Zi, Serbi, dhe ishte e qarte qe ai kishte dije per rajonin dhe mendoj qe kjo eshte shume e rendesishme, ky lloj familjariteti baze.

Presidenti do te kete shume gjera ne mend, Rusine, Lindjen e Mesme, Kinen, Indine, terrorizmin, lufterat ne Afganistan dhe Irak, pra nuk do te jete ne gjendje t'i kushtoje vemendje konstante nje ceshtjeje te vetme. Por, fakti qe duket se ka nje lloj dijeje mendoj eshte shume i rendesishem.

Cilat ishin arsyet qe e bene Obamen aq popullor ne mbare boten? Sic e dime miliona njerez do ta ndjekin perurimin drejtperdrejt ne Uashington sot dhe shume e shume te tjere ne televizion.

Mendoj qe duhet te shohim filozofine e tij politike qe mendoj eshte nje mesazh i vertete frymezimi. Eshte nje mesazh qe ne te jemi ne gjendje te ngrihemi me lart, te heqim te gjitha barrat dhe te kemi horizonte te pamata qe nuk jane fantazi apo enderr, por gjera qe mund t'i shnderrojme ne realitet. Do doja t'ju lexoj citimin tim te preferuar nga fjalet e Obames, fjale qe mendoj e rroken kete energji, kete shpirt rinor, kete entuziazem, qe karizma e tij e lejon ta shperndaje kudo dhe te na infektoje te gjitheve. Ja se c'tha, jo shume kohe me pare. Po fliste per zgjedhjet dhe tha, "Ky eshte shansi yne per t'iu pergjigjur thirrjes. Ky eshte casti yne. Kjo eshte koha jone per t'i kthyer njerezit ne pune dhe per te hapur dyert e mundesive per femijet tane; per te rivendosur begatine dhe per te riperteritur kauzen e paqes; per te rifituar endrren amerikane dhe konfirmuar ate te vertete themelore qe, nga shume ne jemi nje; per sa kohe marrim fryme, shpresojme; dhe qe ku perballemi me cinizem dhe dyshim dhe ata qe na thone se nuk mundemi, te mund te pergjigjemi me ate kredo qe nuk njeh kohe qe permbledh frymen e popullit: Po, ne mundemi." Kete mendoj se na ka dhene te gjitheve ne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›