E Enjte, 5 Nëntor 2026

Uimbëlldon, Berretini shkruan historinë: një italian në gjysmëfinale

Matteo Berrettini shkruan historinë e tenisit italian dhe fluturon në gjysmëfinale në Ëimbledon. Tenisti italian mundi kanadezin, Felix Auger-Aliassime në katër sete me rezultatin 6-3, 5-7, 7-5, 6-3 dhe e sjell Italinë përsëri në aktin e parafundit pas 61 vjetësh: i fundit që kishte arritur një nivel të tillë ishte Nicola Pietrangeli në 1960. Tani, midis numrit 9 në botë dhe finales është vetëm polaku Hubert Hurkacz.

Matteo Berrettini ka deklaruar: “Do të jetë hera e parë për mua por edhe për kundërshtarin tim Hurkacz: nëse ai ka mundur Federer do të thotë që ai është i zoti, por unë kam besim. Në këtë moment mundohem të fitoj çdo ndeshje që luaj, por çdo lojë është e vështirë dhe e ndryshme”. Për ndeshjen e fituar kundër kanadezit: “Ai është një nga miqtë e mi më të mirë, kemi kaluar një pjesë të stërvitjes së karantinës së bashku në Australi, nuk është kurrë e lehtë ta përballosh, por ky është sporti dhe jam shumë i lumtur”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›