E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria U19, humbja e dytë në Kampionatin Ballkanik

Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç në volejboll për vajza, që drejtohet nga Ilir Thanasi, ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Ballkanik, i cili është duke u zhvilluar në Beograd. Në fakt një rezultat i tillë ishte i pritshëm përballë një kundërshtari si Serbia, që tanimë, së bashku me Turqinë, do të diskutojë vendin e parë në këtë Kampionat Ballkanik.

Ndoshta lodhja e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, fituar në setin final 3-2, ndoshta dhe përvoja e pakët ndërkombëtare bëri që vajzat kuqezi të kishin diferenca të mëdha në fushën e lojës përballë Serbisë. Shifrat flasin vetë, ndërsa Serbia i ka fituar dy setet e para sa hap e mbyll sytë; 25-9 dhe 25-11. Në të tretin ka një farë reagimi nga vajzat tona, por përsëri jo aq sa për të përmbysur fatet e ndeshjes.

25-16 dhe përfundimisht 3-0. Disi surprizë, por Mali i Zi ka mundur Maqedoninë e Veriut pastër 3-0. 13-25, 12-25, 24-26. Në ditën e fundit luhet vendin i tretë i Ballkaniadës së moshës deri në 19 vjeç mes kombëtares sonë dhe Malit të Zi. Në përfundim të ditës së katërt Serbia në vendin e parë me 9 pikë (9-0), Turqia e dytë 9 pikë (9-1), Mali i Zi i treti 3 pikë (4-6), Shqipëria e katërta 2 pikë (3-8) dhe Maqedonia e Veriut e fundit 1 pikë (2-12).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›