E Diel, 1 Nëntor 2026

Uithers: Indicenti Baze, nuk ka justifikim dhuna ndaj medias, institucionet të reagojnë

Tiranë, 6 nëntor, NOA Nuk ka asnjë justifikim për dhunën e ushtruar ndaj medias. Një fakt të tillë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Uithers e ka pohuar gjatë një takimi të zhvilluar nga Unioni i Gazetarëve me tematikën Midis lirisë së dhunuar dhe informalitetit.

Zyrtari i lartë amerikan, duke iu referuar konkretisht incidentit të fundit, ku gazetari Mero Baze u godit fizikisht nga biznesmeni Rezart Taçi, tha se nuk mund të mohohet fakti se Baze kishte bërë shkrime kritike ndaj abuzuesve dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e ndërmarrjes së sulmit ndaj tij.

Në lidhje me këtë, ai ka pohuar se duhet një reagim dhe shpjegim institucional i çështjes, duke përgëzuar me këtë rast, reagimin e kryeministrit Berisha rreth saj.

Por  ka patur edhe raste të tjera të dhunës ndaj gazetarëve, si përshembull ajo e  ushtruar nga deputeti Tom Doshi, përmendi ndër të tjera ambasadori Uithers.  

Në fund të fjalës së tij, përfaqësuesi i shtetit amerikan në Shqipëri ka bërë me dije se ai do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e medias.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›