E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI i jep afat qeverisë: Çështja e emrit zgjidhje brenda dhjetorit

Nëse deri në fund të vitit qeveria nuk zgjidh çështjen e emrit, dhe nuk lëvizin proceset integruese të vendit për në NATO dhe BE, situata do të radikalizohet, deklaroi nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti "Shqiptarët nuk presin.
"BDI i jep afat qeverisë që deri në dhjetor t'i garantojë faktorit ndërkombëtar dhe Greqisë se jemi të gatshëm për kompromis dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, që është kusht për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë", deklaroi Rafiz Haliti.
Ai ka theksuar se në të kundërtën situata do të radikalizohet dhe shqiptarët me ose pa maqedonasit do të hyjnë në NATO dhe Bashkim Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›