Uithers në Fakultetin Filologjik, për Deklaratën Universale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Xhon Uithers do të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Fakulteti Filologjik me rastin e 60-të vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ambasadori Uithers pritet të flasë për rëndësinë e kësaj deklarate e cila garanton të drejtat politike dhe qytetare për të gjithë njerëzit dhe sa respektohen të drejtat e njeriut dhe në veçanti të drejtat e grave në Shqipëri.