E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujerat e zeza pushtojne burgun

BURREL - Ujerat e zeza te nje pjese te lagjes Pjeter Budi Burrel derdhen ne mjediset e jashtme te burgut te Sigurise se Larte dhe ne rruget e qytetit. Problemet shqetesuese vazhdojne per banoret e qytetit te Burrelit dhe te denuarit. Pas pushtimit te lagjeve periferike te ketij qyteti nga plehrat nje tjeter problem shqetesues jane bere ujerat e zeza qe dalin nga pjesa jugore e qytetit dhe pasi zbresin drejt lumit te Matit ndalesen e pare e bejne brenda rrethimit te burgut. Ato kane dale ne siperfaqe dhe era e rende e tyre kundermon edhe ne qeli. Te pakten prej dy vitesh kanalizimet e ujerave te zeza te burgut kane pasur probleme por kohet e fundit situata eshte bere e paperballueshme per banoret. Era e rende ndihet nderkohe ne te gjithe qytetin por me te veshtire e kane banoret e lagjes pas Muzeut te Burrelit ku dhe kalon linja e kanalizimeve te ujerave te zeza. do dite jemi te detyruar te perballemi me eren e keqe qe eshte bere e padurueshme. Ndihemi ne rrezik serioz per shendetin ankohen banoret dhe te denuarit. Rruga ne afersi te burgut qe sa vjen dhe po behet e pakalueshme eshte edhe rruga qe te con te varrezat e qytetit si dhe u sherben tre fshatrave te zones. Sipas burimeve nga Bashkia Burrel shkak i kesaj gjendjeje eshte bere mungesa e fondeve per te nderhyre ne rrjetin e kanalizimeve. Situata nuk eshte aspak normale. Te denuarit u jane drejtuar me letra strukturave te larta te shtetit nderkaq banoret kane trokitur ne bashki dhe kane kerkuar nderhyrje me investime. h.p.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›