eku 1 milion gjykata liron pese te arrestuarit
Dy shkodranet dhe tre shqiptaret nga Maqedonia do te paraqiten ne prokurori deri ne fund te hetimeve. Ne kete menyre eshte sfumuar nga gjykata aksioni i policise i koduar eku 1 milion i realizuar mbremjen e 4 nentorit ne Durres. Organi i akuzes i perfaqesuar nga Edmond Koloshi me pretendimin se derisa te zgjidhet plotesisht ceshtja i kerkoi gjykates 1 muaj burg per Edmond Temalin si dhe detyrim paraqitjeje per kater te arrestuarit e tjere. Kerkesa e prokurorit eshte kundershtuar nga avokatet te cilet kane argumentuar para togave te zeza se arrestimi i klienteve te tyre eshte i paligjshem dhe se posedimi i kartemonedhave nuk perben shkelje ligjore pasi nuk jane ne qarkullim. Te irrituar duke akuzuar per arrestim te paligjshem dhe pa kryer asnje veper penale kane reaguar edhe te arrestuarit. Shtetasit Nazmi Zeneli dhe Hysni Ibrahimi jane shprehur se kishin ardhur ne Shqiperi per te pare nga afer rrugen Durres-Kukes dhe se jane cuditur kur kane perfunduar ne pranga. Ndersa Zaim Bajramaj po nga Maqedonia pohoi se kishte ardhur ne Shqiperi per arsye shendetesore. Trupi gjykues i kryesuar nga Astrit Faqolli pas degjimit te versionit nga pala e akuzes dhe mbrojtjes ka vendosur te lere te lire te pese shtetasit me detyrim paraqitjeje pasi sipas elementeve te paraqitura nga prokurori ata nuk perbenin rrezikshmeri shoqerore. Edmond Temali 41 vjec Nesti Rakaj 34 vjec qe te dy me banim ne Shkoder si dhe Zaim Bajrami 33 vjec Isli Ibrahimi 57 vjec si dhe Nazmi Zeneli 47 vjec me banim ne Maqedoni u arrestuan nga forcat e policise nen akuzen e falsifikimit te monedhave. Ne kohen e arrestimit atyre iu bllokuan 101 kartemonedha me prerje 1 milion dollareshe. Sipas policise ato ishin te falsifikuara dhe do te perdoreshin per qellime perfitimi nga ana e te arrestuarve. Pas vendimit te djeshem te gjykates burimet zyrtare te policise se Durresit u shprehen se ky operacioni ishte ne vijimesi te disa goditjeve te kryera ne drejtim te hedhjes ne qarkullim te kartemonedhes se falsifikuar. Burimet pohuan se cdo shtetas mund te ndalohet nga policia per verifikim dhe te shoqerohet deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. Personat ne fjale mbaheshin nen kontroll pasi ne rruge operative ishte njoftuar per nje aktivitet te paligjshem ndersa fleta e arrestit eshte prere pikerisht nga prokuroria u be e njohur per kete rast.
DURRES/ LEONIDHA MUSAJ