E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJIROKASTER/ Rrugoret bllokojne 23 makina

GJIROKASTER - Policia Rrugore bllokon 28 automjete pa dokumentacion si dhe u heq lejen e drejtimit 13 drejtuesve te makinave. Operacioni i koduar Siguria e Jetes i iniciuar para tri ditesh nga Policia Rrugore Rajonale ajo e qarkut dhe Seksioni Kunder Trafiqeve Ilegale ka dhene rezultatet e veta pohon per gazeten Panorama zedhenesi i Policise se Qarkut Gentian Mullai. Sipas ketij te fundit operacioni ne fjale pervecse ka sherbyer per bllokimin e automjeteve pa dokumentacionin perkates ka dhene rezultate edhe ne vendosjen e gjobave tek shkelesit e qarkullimit rrugor. Keshtu pergjate tri diteve te fundit jane vendosur 493 gjoba me vlere 840 mije leke si dhe u jane hequr xhamat e zinj 59 automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›