Ujërat e zeza në det dhe ndotja akustike, ndëshkohen 100 subjekte
Drejtori i Kontrollit të Mjedisit, Deshati thekson se në dy muaj janë ndëshkuar rreth 100 subjekte, komuna dhe bashki. Ja emrat e të ndëshkuarve
Ndotje akustike duke prishur qetësinë dhe rehatinë e popullatës, derdhje të ujërave të zeza në det, ndotje nga mbetjet urbane madje edhe ndotje nga mbetjet spitalore në zonat turistike. Këto u janë disa nga shkeljet e subjekteve private dhe shtetërore, komunave dhe bashkive ndaj të cilave Ministria e Mjedisit ka marrë masa të rënda ndëshkimore ndaj tyre.
Sipas drejtorit të Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alferd Deshati janë vendosur rreth 100 ndëshkime në dy muajt e fundit dhe se aksionet kudra subjekteve që nuk zbatojnë ligjin do të vazhdojnë.
Ndëshkimet
Ministria e Mjedisit ka penalizur disa bashki e komuna, si dhe shumë biznese për derdhje të ujërave të zeza në det apo mosmenaxhimit të mbetjeve urbane. Bëhet fjalë për forma të ndryshme ndëshkimi, që nga vendosja e gjobave e deri te mbyllja e veprimtarisë, masa këto që sipas drejtuesve të këtij dikasteri, kanë përmirësuar gjendjen në bregdetin shqiptar.
Alfred Deshati, Drejtor në Ministrinë e Mjedisit informoi sot në një prononcim për shtyp se këto ndëshkime janë vetëm fillimi sepse aksionet do të jenë të vazhdueshme dhe shumë aktive.
"Janë penalizuar 19 bashki, 17 komuna dhe 63 subjekte të ndryshme vetëm për mos administrimin e mbetjeve urbane, shkarkim të ujërave të zeza, si dhe ndotje akustike", pohon Deshati duke shtuar se shuma e gjobave arrin në 53 milionë e 580 mijë lekë të reja.
Ministria e Mjedisit njofton se zona nga Shkëmbi i Kavajës, Golemi dhe Mali i Robit, e njohur si shumë problematike për shkallën e lartë të ndotjes, nuk ka më derdhje të ujërave të zeza në det. Gjë që nuk mund të thuhet për qytetin e Vlorës.
"Është një zonë jashtë mase problematike përsa i përket shkarkimit të ujërave të zeza", -sqaroi zoti Deshati. Ai tha se shpresonte në bashkëpunimin e dy pushteteve për projektin e nisur për kolektorët. Drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit bëjnë të ditur se në bashkëpunim edhe me strukturat e pushtetit vendor po monitorohen brigjet shqiptar për të garantuar një det të pastër për pushuesit.
Emrat e subjekteve të ndëshkuara
1. Bashkia Durrës, 1 000 000 lekë, për ndotje të vijës bregdetare në zonën e plazhit në Gjirin e Durrësit.
2. Komuna Ishëm, Durrës, 1 000 000 lekë, për ndotje të vijës bregdetare në zonën e plazhit në Gjirin e Lalëzit.
3. Bashkia Durrës, Ndërmarrja Komunale e Pastrimit të Plazhit 1 000 000 lekë, për ndotje të vijës bregdetare në zonën e plazhit në Gjirin e Durrësit.
4. Bashkia Krujë, 500 000 lekë, për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
5. Bashkia Fushë- Krujë, 500 000 lekë, për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
6. Komuna Cudhi, Durrës, 500 000 lekë, për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
7. Komuna Velipojë, Shkodër, 500 000 lekë, për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
8. Bashkia Gjirokastër, Ndërmarrja Komunale e Pastrimi-Gjelbërimit 1 000 000 lekë, për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
9. Komuna Hudenisht, Pogradec, 500 000 leke, për ndotje nga mbetjet urbane dhe mbetjet e tjera të ngurta në territori në juridiksion të saj , në bregun e Liqenit të Pogradecit.
10. Komuna Ndërmenas, Fier, 1000 000 lekë, për ndotje nga mbetjet urbane dhe mbetjet e tjera të ngurta në territorin në juridiksion të saj.
11. Kompania "Albpetrol", Fier, 1000 000 lekë, për ndotje nga derdhjet e mbetjeve të naftës.
12. Kompania "Albpetrol", Kuçovë, 500 000 lekë, për ndotje nga derdhjet e mbetjeve të naftës.
13. Bashkia Burrel, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta.
14. Komuna Maqellare, Diber, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta.
15. Komuna Shupenzë, Dibër, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta.
16. Anija "Angel", Durrës, 300 000 lekë, për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi.
17. Sadi Koshenaj, Vlorë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtim, hedhje inertesh në det.
18. Qani Hyskaj, Vlorë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi, hedhje inertesh në det.
19. Maze Gjonzeneli, Vlorë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi, hedhje inertesh në det.
20. Individ në Vlorë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi, hedhje inertesh në det.
21. Individ në Shkodër, 500 000 lekë, për mbeturina ndërtimore të pa zhvendosura.
22. Individ në Shkodër, 500 000 lekë, për mbeturina ndërtimore të pa zhvendosura.
23. Bashkia Elbasan, 1 000 000 lekë, për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion te saj.
24. " Korsel " Sh.p.k, Korçë , 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve .
25. " Rozafa-94 " Sh.p.k, Shkodër , 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve .
26. Firma e Pastrimit të Mbetjeve Urbane Golem, Kavajë, 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve .
27. Firma e Pastrimit të Mbetjeve Urbane Kryevidh, Kavajë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve .
28. Komuna Shëngjin, Lezhe, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbanë në territorin në juridiksion të saj.
29. Komuna Shënkoll, Lezhë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
30. Komuna Zejmen, Lezhë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
31. Komuna Balldre, Lezhe, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
32. Komuna Milot, Lezhë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
33. Bashkia Lezhë , 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
34. Bashkia Laç, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
35. Bashkia Lushnje, 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
36. Subjekti "Nato", Durrës, sh.p.k, 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi, hedhje inertesh në det.
37. Anija "Renvi-IV", Durrës, sh.p.k, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi, hedhje ujërash të ndotura me vajra dhe lubrifikante ne det.
38. Komuna Rrashbul, Durrës 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
39. Komuna Xhafzotaj, Durres 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
40. Komuna Bubq, Durrës 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin ne juridiksion të saj.
41. Bashkia Shkodër 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
42. Komuna Rrethina Shkodër 500 000 leke, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
43. Bashkia Pukë 500 000 leke, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
44. Bashkia Fushë-Arrëz 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
45. Bashkia Vlorë 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
46. Bashkia Sarandë 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
47. Subjekti " Bruci", Vlorë 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve urbane.
48. Subjekti Kabuçi", Vlorë, 500 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve urbane.
49. Subjekti " Infinit construction", Berat 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve urbane.
50. Loli Popi, Vlorë, Disko, 500 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
51. Coco Bombo, Vlorë, Disko, 500 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
52. Lulëzim Çalliku "Number One", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
53. Ilir Lakori "Eliza", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
54. Faik Shehu "Kosova Live", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
55. Skënder Balani "Parajsa", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
56. Gentian Andoni "Genti", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
57. Skënder Balani "Parajsa", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
58. Artan Bodlli "Bukuria e Durrësit", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
59. Denis Capi "Tropikal", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
60. Zef Cupi "Romana", Durrës, 50.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara
61. Rovena Stefa "Club Rovena", Durrës, 10.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
62. Halil Hoti "Sero-Star", Durrës, 5.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
63. Gjon Kola "Beatifuul", Durrës, 5.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
64. Altin Gashi "Prishtina", Durrës, 5.000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
65. Bashkia Korçë 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
66. Bashkia Pogradec 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
67. Subjekti "BOSSA NOVA" , Himarë, disko, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
68. Subjekti "ARUBA BEACH BAR", Himarë, disko, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
69. Subjekti "CASA BLANCA" , Himarë, disko, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
70. Subjekti "JAHT CLUB RIVIERA", Himarë, disko, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
71. Subjekti "HAVANA 2" , Himarë, disko, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
72. Subjekti "MOJITO" disko, Orikum, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
73. Subjekti "ITARUS" , disko, Vlorë, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
74. Subjekti "SAINT TROPEZ" disko, Vlorë, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
75. Subjekti "BLISS" disko, Vlorë, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
76. Subjekti "SPACE" disko, Vlorë, 50 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
77. Subjekti "BAR LOKAL VIZION" disko, Sarandë, 30 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
78. Korsel, Firma e Pastrimit te Mbetjeve Urbane Kavajë, 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve .
79. Subjekti "Afrika" disko, Sarandë, 1 000 000 lekë, për ndotje akustike jashtë orareve të përcaktuara.
80. Qendra shëndetësore Fushë-Krujë, 800 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Durrës.
81. Spitali Klinik Krujë, 2 000 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Durrës.
82. Agron Dedia, 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Durrës.
83. Spitali Kuçove, 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Berat.
84. Spitali Skrapar, 500 000 leke, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Berat.
85. Spitali Himarë, 1 000 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Durrës.
86. Spitali Korçe, 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Korçë.
87. Spitali Pogradec, 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Korçë.
88. " Korsel " sh.p.k, , 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Korçë.
89. Spitalit Civil Bulqizë, 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Dibër.
90. Spitalit Civil Burrel, 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Dibër.
91. Spitalit Rajonal Gjirokastër, 700 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Gjirokastër.
92. Shërbimi Spitalor Koplik, 1 000 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Shkodër.
93. Rozafa-94, 500 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Shkodër.
94. Spitali Rajonal-Vlorë, 1 000 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Vlorë.
95. Poliklinika Vlorë, 1 000 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Vlorë.
96. Qendra Shëndetësore Selenice, 1 000 000 lekë, për shkeljen e rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore. Gjoba është vendosur nga ARM Vlorë.
97. Bashkia Çorovodë, Skrapar, 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
98. Komuna, Bogovë, Skrapar, 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj.
99. Bashkia Durrës, 1 000 000 lekë, për shkeljen e ligjit për administrimin e mbetjeve dhe për ndotje nga mbetjet urbane në territorin në juridiksion të saj, Lanfill pa leje mjedisore për mbetjet urbane.
Shuma totale e gjobave të vendosura.
Shkëputja e tubacioneve dhe ndërprerja e derdhjeve të ujerave të zeza në det.
Inspektorati i Mjedisit në zonën e Golemit dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës ka realizuar shkëputjen e tubacioneve dhe ndërprerjen e derdhjeve të ujerave të zeza në det në subjektet e mëposhtme:
1. Gora, Komuna Golem, Kavajë, kompleks pallatesh dhe vilash