Min. e Mjedisit:Jo më ujëra të zeza në det

Pas nxjerrjes së raportit për plazhet më të ndotura midis të cilave rezulonte më i ndoturi ai i Durrësit ministria e Mjedisit ka ndërrmarë një sërë masash. Drejtori i drejtorisë së Kontrollit të Mjedisit Alfred Deshati deklaroi se tashmë vija bregdetare që nis nga Shkëmbi i Kavajës ,Golemi dhe Mali i Robit nuk ka më asnjë tubacion që shkarkon ujra të zëza në det. Sipas Deshatit janë vënë gjoba ndaj 19 bashkive,17komunave dhe 63 subjekteve te ndryshme të cilat të gjitha bashkë kapin shumën e 53 580 000 mijë lekë të reja.
Në vitin 2011 sipas drejtorit Deshati nuk do të ketë asnjë bregdet ku të derdhen ujërat e zeza. Megjithëse ka ende një sërë problemesh e sidomos edhe në bregdetin e Vlorës ato do të monitorohen deri në zgjidhjen përfundimtare.
Gjobat ndaj subjekteve të ndryshme janë vënë për shkak të mos administrimit të mirë të territorit ,ndotjeve akustike si dhe për mbetjet urbane.