E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta te QS, banorët pa ujë e drita


Qyteti Studenti që prej godinës 23 deri të godina 15 në hyrje të tij ndjen kontrastin e pamjes së asfaltit që ndërpritet në lagjen e afro 10 mijë banorëve.
Në këtë lagje ku banojnë dhjetëra studentë me qera të investuar nga vetë komuniteti përsa i takon infrastrukturës tanimë po instalohen edhe linjat e kabllove telefonike nga Albtelekom. Në këtë pikë banorët protestojnë prej disa ditësh për dëmtimet në rrjetin e ujsjellësit dhe rrjetin elektrik ku gjatë punimeve kanë mbetur 4 ditë pa drita dhe që sipas tyre po zhvillohen jashtë parametrave të ndërtimit nga firma zbatuese.
Shpëtim Cinga një prej përfaqësuesve të komunitetit në rrugën Maksim Artioli dhe Gramoz Pashko diskuton me përgjegjësin turk të punimeve të Albtelekomit
Me sa shihet problematika nis me mungesën e tabelës së punimeve përsa i takon subjektit, ndërhyrjes, investimit dhe afatit të mbarimit të kanalizimeve telefonike.
Më tej vijon me mungesën e makinerive të cilat në lejen e punimeve duhet të shtrojnë hapësirën e 10 mijë metrave katrorë me zhavorr dhe ta ngjeshin me makinerinë e rrulit.
Edhe pusetat nuk janë sipas kushteve teknike pasi nuk kanë armatura mbajtëse, por janë ndëtuar me blloqe betoni të cilat më vonë nuk i rezistojnë asfaltimit.
Përgjegjësit e firmës zbatuese të kanalizimeve nëntokësore telefonike bëjnë përgjegjëse Bashkinë e Tiranës pasi nuk ka dhënë fondin e mjaftueshëm për shtrimin me çakull dhe nivelimin e rrugës së hapur si në gjendjen fillestare.
Reagimi i banorëve mbërrin me institim përmes protestës për vetë faktin se hapja e gropave për kanalet e telefonisë nga Albtelekom pa niveluar rrugët do të pengojë për afro 4 muaj qarkullimin e automjeteve si dhe në stinën e shirave pritet të krijojë pellgje të gjata e të pakalueshme balte. Aktualisht në zgjatimin e mijëra familjeve të Qytetit Studenti shihen vetëm tabelat e sistemuara të rrugëve me emërtimet e reja. Rrugët ku janë bërë punimet nga Albtelekomin thuhet se janë shtruar, por mbeten të papërfunduara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›