Gjyqtarët: Politika të gjejë konsesus për ligjin

Kryetarët e Gjykatave të rreteve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët sot, ku kanë kërkuar që politika të gjejë konsensus për ligjin e mbledhjes së Konferencës Gjyqësore.
Gjykata e Lartë në njoftim të sajin thekson se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur krerët e gjykatave të vendit, të cilët kanë kërkuar miratimin sa më të shpejtë të këtij ligjit.
Sipas deklaratës, Ministria e Drejtësisë duhet të rregullojë këtë ligj, ndërsa trupa gjyqësore do të japë rekomandimet e saj, të cilat të pasqyrohen edhe në ligjin e ri. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë ka lajmëruar se më 5 dhjetor do të zhvillohet një takim i të gjithë gjyqtarëve për këtë ligj.
Në deklaratën e përbashkët e cila është shpërndarë në media kërkohet :
1 Ministria e Drejtësisë të pasqyrojë në draftin përfundimtar në mënyrë të detajuar, të gjitha rekomandimet e bera nga trupa gjyqësore në tërësi, shoqatat e gjyqtarëve dhe misionit ndërkombetar EURALIUS, në lidhje me projekt - ligjin.
2 I kerkohet Ministrisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër të përshtatshme, ky projekt - ligj me rregullimet e bëra, të kërkuara më sipër, t'i dërgohet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Shqipërisë, për miratim.
3- I kërkojmë të gjitha forcave politike që të shprehin vullnetin dhe të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese për arritjen me konsesus dhe në kohë rekord për kalimin e këtij projekt - ligji, i cili do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e Sistemit të Drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vecanti.
4- Nga kjo tryezë e rrumbullakët, në unanimitet u vendos që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vete administrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtaret e Republikës së Shqipërisë ne date 05.12.2009.