E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjelles i ri, 7500 banore do te furnizohen pa nderprerje Luljeta Ndoka

Duke nisur nga fundi i shtatorit, plot 7500 banore, do te furnizohen pa nderprerje me uje te pijshem. Kjo, fale ndertimit te nje ujesjellesi te ri qe po ndertohet ne minibashkine nr. 8 e me konkretisht ne rrugen "Siri Kodra". Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku, ka pare dje nga afer punen qe po kryhet per instalimin e rrjetit te ri te ujesjellesit, ne kete zone. Ky investim, me vlere rreth 51 milione leke, do te perfundoje ne fund te muajit shtator dhe do te siguroje uje te pijshem per rreth 7500 banore. Pas ujesjellesit ne Koder-Kamez dhe ne zonen e Kodres se Priftit, ky eshte investimi i trete i madh, qe ka filluar ne furnizimin me uje te banoreve te qytetit te Tiranes. Tabaku tha se Bashkia i qendron pergjegjesise qe ka marre ndaj qytetareve, per te garantuar furnizimin e tyre me uje te pijshem. "Rreth 60 mije qytetare kane perfituar nga investimi ne Koder-Kamez dhe ne Kodren e Priftit, nderkohe qe sot ky investim qe Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizimeve ka nisur, perfshin pothuajse 1200 familje. Investimi, i cili ka nje vlere prej rreth 51 milione lekesh, ka filluar ne fillim te korrikut dhe do te zgjase rreth 3 muaj. Ne perfundim, ne fund te shtatorit, rreth 7500 banore te kesaj zone, do te kene sistemin e permiresuar te ujesjelles-kanalizimeve, nje investim i cili do te jete krahas investimeve te tjera qe po zhvillohen ne qytetin e Tiranes", - tha Tabaku. Sipas saj, ne momentin kur perfundon blloku i pare, krahas sistemit te vjeter, do te filloje funksionimi menjehere i sistemit te ri dhe nuk do te kete asnje mangesi ne sherbimin e furnizimit me uje. "Me pozitiv eshte fakti se, ne fund te rruges 'Besa', mbi 100 familje qe nuk kane pasur asnjehere uje te pijshem ne banesat e tyre, fale ketij investimi do t'u mundesohet edhe ky sherbim", - tha Tabaku. Por jo gjithcka perfundon me kete investim. Sipas Tabakut, ne kete zone do te nderhyhet ne rrugen "Pandi Stillo", do t'i shtohet zones nje shkolle e mesme, ne menyre qe banoret e zones te mos shkojne ne shkollat e mesme, ne pjese te tjera te qytetit. Gjithashtu, me Delegacionin e Bashkimit Europian, tek rruga "5 Maji" do te behet rikualifikimi urban i bllokut te banimit. "Kjo do te perbeje nje vlere te shtuar, per gjithe kete investim qe po shikojme sot dhe per te cilin po kontrollojme punet ne terren. Pas perfundimit te sistemit te ujesjelles - kanalizimeve, ne buxhetin e vitit qe vjen, Bashkia e Tiranes, do te marre masa per te rikualifikuar te gjithe 'Blloku'-n dhe per te shtruar rruget e kesaj zone", - u shpreh Tabaku.

Dollapi: Gjate kohes qe behen punime, s'do te kete nderprerje te ujit

Drejtori i Ujesjellesit, Sahit Dollapi, ka sqaruar se projekti eshte planifikuar ne 5 faza, per te 5 blloqet, ne menyre qe te mos nderpritet furnizimi me uje i banoreve gjate zevendesimit te rrjetit te vjeter, me ate te ri. "Faza e pare eshte te fusim nje bllok, ne te cilin aktualisht po punojme ne rrjetin e ujit, te fusim ne sherbim dhe te fillojme me pjeset e tjera e gjate gjithe kohes, ne t'u sherbejme qytetareve. Te gjithe ata qytetare qe kane kontrate me Ujesjellesin, t'u sherbejme permes pajisjeve te boteve dhe qe jane te specializuar per kete pune, t'i furnizojme me uje", - tha Dollapi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›