Ujësjellës i ri për 11 fshatra të komunë së Alikos
SARANDE - Banorët e 11 fshatrave të komunës së Alikos nuk do të vuajnë më për ujin e pijshëm. Një investim që ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare në këto ditë të fundit të vitit, do ta bëjë këtë zonë me ujësjellës të ri, një investim që përfaqëson zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë zonë.
Një investim madhor, me vlerë 36 milionë lekë, ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare në këto ditë të fundit të vitit 2008, për ngritjen e ujësjellësit krejtësisht të ri në komunën e Alikos.
Mijëra banorë të 11 fshatrave të kësaj komune e kanë këtë problemin e tyre madhor, pasi në disa fshatra marrin ujë në kohë shumë të kufizuar e në fshatra të tjerë pinë ujë të ndotur. Kësaj situate problematike do t’i jepet fund me ndërtimin e ujësjellësit të ri që do të përshkojë të 11 fshatrat e komunës, që nga Jerma deri në Berdenesh. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Alikos, Ilia Thanasi.
(O.Zh/ BalkanWeb)