E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lopez, sërish beqare. Fund martesës me Mark Anthony

Serish beqare Jennifer Lopez. Këngëtarja dhe aktorja amerikane  i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Mark Anthony, me te cilin ka edhe binjaket 3 vjecare Max dhe Emme.

Kemi vendosur ta përfundojmë martesën tonë. Ky ishte një vendim shumë i vështirë. Kemi arritur konkluzione miqësore për të gjitha çështjet. Është një periudhë e vështirë për të gjithë, dhe ne vlerësojmë respektimin e privatësisë në këtë kohë, ka thënë Lopez në një komunikatë në faqen e saj zyrtare.

Kjo i jep fund martesës së tyre 7 vjeçare. Lopez, 41 vjeç dhe Anthony, 42, janë martuar në vitin 2004 dy femije. Kjo ishte martesa e tretë për Lopez dhe e dyta për Anthony.

Jennifer ishte e martuar së pari për më pak se një vit me Ojani Noao, kurse më pastaj edhe me valltarin Cris Judd (2001-2003).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›