E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi i Elbasanit: Konsumatorët po abuzojnë me ujin

Rritja e temperaturave dhe thatesirave e diteve te fundit ka sjelle edhe rritjen e abuzimit me ujin e pijshem nga konsumatoret. Ky shqetesim eshte ngritur nga drejtori i Ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve ne Elbasan, Ardian Zhidro, sipas te cilit jane konstatuar raste te shumta ku konsumatore te ligjshem ose jo shfrytezojne ujin e pijshem per vaditje apo nevoja te tjera te kesaj natyre, duke e shperdoruar ne menyre abuzive ate.
 

Sipas Zhidros jane evidentuar shume nderhyrje e lidhje te paligjshme ne magjistralin kryesor per prerjen e te cilave ndermarrja e ujesjellesit ka kryer nje sere aksionesh.
 

Vetem pak dite me pare ka perfunduar nje nderhyrje ne burimin e ujit te pijshem qe furnizon depon kryesore te qytetit te Elbasanit. Sipas Zhidros,ky investim ka qene arsyeja kryesore per te cilen qyteti pati disa dite me pare anomali ne furnizimin me ujin e pijshem.  
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›