E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujësjellësi lë 20 ditë pa ujë Shkozën

TIRANE-Zona e Shkozës është kthyer në një prej zonave më problematike, për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Tashmë kjo zonë ka rreth 20 ditë që nuk furnizohet rregullisht nga Ujësjellësi i Tiranës. Oraret e mëparshme të furnizimit nuk respektohen nga kjo ndërmarrje edhe pse banorët, por edhe kompanitë private që operojnë në këtë zonë i paguajnë rregullisht faturat e ujit që konsumojnë. Banorët thonë bëjnë të ditur se në mungesë të furnizimit nga Ujësjellësi ata detyrohen të blejnë bote private me ujë. Por në një situatë akoma më problematike janë subjektet private ku numri i punonjësve është i konsiderueshëm dhe mungesa e ujit të rrjedhshëm është shkaktare për mungesën e kushteve sanitare, e cila rrezikon dhe shëndetin e punonjësve. Kjo zonë ka pasur probleme me furnizimin edhe gjatë sezonit të verës, por ndërmarrja e Ujësjellësit asnjëherë nuk e ka pranuar një gjë të tillë, por shpeshherë ka deklaruar se furnizimi në këtë zonë është normal.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›