Lodrat për fëmijë e buzëkuq nga Kina, kancerogjene
TIRANE-Lodrat e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç dhe veshjet për të vegjlit që vijnë nga Kina, kanë përbërës të rrezikshëm që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin e tyre. Inspektorati Qendror Teknik, i cili ka për detyrë të mbikëqyrë tregun, ka bërë disa inspektime, nga ku kanë rezultuar se lodrat e fëmijëve janë të pasigurta, ndërsa në këpucë janë gjetur përbërje kancerogjene. Këto produkte ishin të denoncuara edhe më parë në Sistemin e Sigurisë Europiane për produktet e rrezikshme (RAPEX), ndërsa IQT-ja i ka dërguar një letër doganave që të bëjnë kujdes në zhdoganimin e tyre. Një tjetër produkt i rrezikshëm që gjenden shpesh në treg janë edhe buzëkuqet për vajza (kryesisht produkte që shiten në karroca për 100 lekë), ngjyrë lejla dhe i kuq, me kapak transparent.
(Artikulli i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(d.b/BalkanWeb)
(Artikulli i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(d.b/BalkanWeb)