E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekom rrit tarifat drejt të gjitha rrjeteve, AKEP miraton rritjet e çmimeve

Tabela e plotë me çmimet e reja që hyjnë në fuqi në 1 shtator

Albtelekom do të rrisë çmimet për të gjithë thirrjet telefonike. Vendimi është miratuar edhe nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Sipas vendimit, çmimet e reja hyjnë në fuqi në 1 shtator të këtij viti. Tarifat e thirrjeve lokale brenda rrjetit Albtelekom,

në brezin orar të zakonshëm, do të rriten në 3.6 lekë, nga 3 lekë që janë aktualisht. Rritje do të pësojnë edhe thirrjet ndërkombëtare. Sipas përllogaritjes rritja do të arrijë deri në dyfishin e çmimit aktual. Një tjetër rritje me të cilën do të përballen abonentët e telefonisë fikse është edhe ajo e pajtimit mujor. Kështu që nga data 1 shtator tarifa e pajtimit mujor do të arrijë në 530 lekë, nga 430 lekë që është aktualisht. Tarifat e thirrjeve lokale brenda rrjetit Albtelekom, në brezin orar të zakonshëm, do të rriten në 3.6 lekë, nga 3 lekë që janë aktualisht. Tarifat e reja u vendosën në kuadër të shpalljes përsëri të Albtelekom si operator me fuqi të ndjeshme në treg, çka e bën shoqërinë më të madhe të telefonisë fikse subjekt të rregullimit të tarifave me shumicë dhe me pakicë

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›