Ujgurët në Shqipëri peticion Obamës:Të lirohen 17 ujgurë nga Guantanamo

5 ujgurë që jetojne në Shqipëri pas lirimit nga burgu i Guantanamos i kanë dërguar një peticion presidentit të SHBA-së, Barack Obama që të lirojë edhe 17 bashkëatdhetarë të tjerë të cilët aktualisht vuajnë dënimin në Guantamo. 5 ujgurët kërkojnë që bashkëatdhetarët e tyre të lejohen të jetojnë në SHBA. Peticioni i është dërguar presientit amerikan në 24 mars. Letra është shkruar nga avokati i njërit prej ujgurëve. Shqipëria ka pranuar 5 ujgurë të lirar në vitin 2006, por nuk ka pranuar të marrë ujgurë të tjerë për të mos pasur konflikte diplomatike nga Kina. Ujgurët janë nga Xinjang-u, një zonë që është në kufi me Afganistanin, Paksitanin dhe 6 vende të tjera aizatike. Ata shprehen se janë arrestuar nga qeveria kineze. Sipas autoriteteve kineze, këta ujgurë drejtonin një lëvizje islamike në Xinjang.