E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kthyem premtimet në realitet

Kryeministri Berisha deklaron nga qyteti i Fushë Krujës se me anëtarësimin e plotë në NATO, pas një jave, Shqipëria do të rivendoset aty ky projektoi dhe e vendosi prijësi ynë legjendar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Këtë deklaratë, kreu i ekzekutivit shqiptar, e lëshoi nga qyteti i Fushë Krujës ku ishte i pranishëm në përurimin e rrugës që lidh këtë qytet me Lezhën.Më tej, kryeministri Berisha vlerësoi se për realizimin e këtij akti madhor, Shqipëria ka ka pasur edhe ndihmën e çmuar të vendeve të Aleancës, por përcaktues ishte qëndrimi i ish-presidentit të SHBA, Xhorxh Bush, i cili e solli në Tiranë mesazhin "Shqipëria në NATO"."Për të gjithë ata që i thonë dritës-dritë, i thonë ditës- ditë, i thonë ndryshimit - ndryshim, ky është ndryshimi më i madh që qytetarët e Fushë Krujës dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë kanë përjetuar dhe do të përjetojnë në jetën e tyre. Ky është realizimi më madhështor, i atyre, të cilët të frymëzuar nga Skënderbeu dhe Rilindësit tanë projektuan Shqipërinë zonjë në perëndim", u shpreh kryeministri Berisha."Berisha tha se ky mandat ka bindur çdo shqiptar, pavarësisht nga përkatësia politike, se kjo qeveri premtimet i shndërron në realitet. Më tej, duke u ndalur te zgjedhjet e 28 qershorit, Berisha u shpreh i bindur për një mandat tjetër dhe premtoi se qeveria do të kthejë në realitet dhjetra projekte të tjera. "Unë ju jap fjalën se të gjitha këto premtime ne do t'i shndërrojmë në realitet. Besoj se ky mandat qeverisjeje ka bindur çdo shqiptar, pavarësisht nga përkatësia politike, se kjo qeveri premtimet i shndërron në realitet. Shpreh bindjen se së bashku, në mandatin e dytë, do të shndërrojmë në realitet dhjetëra e dhjetëra projekte, të cilat presin për t'u zbatuar", u shpreh kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›