E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Rama sekser i lejeve të ndërtimit

Kryetarja e Kuvendit Topalli, në kuadër të turit të nisur në komunat e Lezhës, "NATO, ne mbajtëm premtimin", një ditë pas votimit në Kuvend me unanimitet të plotë të paketës ligjore të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, tha se "unë shpreh keqardhjen se si një parti e konsiderueshme e opozitës drejtohet nga një njeri, i cili s'është asgjë më shumë, sesa një dispeçër korrupsioni dhe një sekser i lejeve të ndërtimit".Topallli tha se, dje shqiptarët patën rastin të ndiqnin në një debat televiziv, një individ që nuk thoshtë "asgjë", " sepse të gjithë deputetët e tjerë dhe çdo socialist i thjeshtë që ata përfaqësojnë, janë njerëzit më krenar të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO".Kryetarja e Kuvendit tha se "gara e NATO-s u fitua me sukses nga të gjithë shqiptarët".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›