Mashtron te riun, arrestohet 56-vjecari
ELBASAN - Nje 56-vjecar ka rene ne pranga te policise, pasi ka mashtruar duke i premtuar nje vize "shenjen" greke nje shtetasi dhe me pas largohet nga fshati. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Selte, te komunes se Zavalines. Sipas burimeve nga policia e qarkut, Ilir Albrahimi, 56 vjec, eshte denoncuar pak muaj me pare nga nje 23-vjecar nen akuzen e mashtrimit. Sipas kallezimit, behej me dije se 56-vjecari i kishte marre te riut shumen prej 1500 euro, ne kembim te nje vize greke. Por me pas, ky i fundit jo vetem qe nuk i kishte dhene vizen, por ishte zhdukur nga fshati. Dje policia e qarkut ka bere te mundur arrestimin e 56-vjecarit. Albrahimi eshte vene ne pranga ne banesen e tij ne lagjen "11 Nentori" te Elbasanit. Ai akuzohet per vepren penale te mashtrimit. Materialet hetimore i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan.