E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i pijshem projekti i Unazes se Re nis ne dhjetor

Pas nje takimi me banoret e kesaj zone te cilet nje dite me pare protestuan per mosfurnizim me uje Dollapi tha se mungesa e ujit ka ardhur si rezultat i bumit te ndertimeve ne kete zone vitet e fundit.

Ai theksoi se projekti me vlere 4 milione dollare fond i DPUKT-se synon ndertimin e nje depoje uji me kapacitet 6-7 mije m3 si dhe ndertimin e nje stacioni pompimesh. Sipas tij projekti parashikon edhe ndertimin e rrjetit te kanalizimeve.

Dollapi tha gjithashtu se banoret nuk kane asnje marredhenie ligjore me DPUKT qe do te thote se ata nuk kane kontrata me ujesjellesin e Tiranes. Ai beri te ditur se shume shpejt fale investimeve qe po kryhen do te behet e mundur furnizimi me uje 24 ore per te gjithe banoret e Tiranes dhe zonave perreth.

2010-10-16 1322

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›