Vrasja e taksistit Begu koleget protestojne
TIRANE - Pas vrasjes se kolegut te tyre Urim Begu ne Kavaje Sindikata shqiptare e taksive i ben serish nje apel shtetit shqiptar dhe vecanerisht policise qe te hedhe syte nga ta dhe ti mbroje. Gezim Bardhi kryetari i Sindikates se taksisteve pohon se vrasja e kolegut te tyre ka treguar edhe nje here se ata jane te pambrojtur dhe qe bien shpesh viktime e grabitesve. Ndersa sekretari i Pergjithshem i Sindikates Xhavit Baraj tregon se deri tani numerohen 19 taksiste te vrare por drejtesia nuk ka dhene denimin e merituar per autoret. Ne respekt te kolegut te tyre i cili eshte vrare ne Kavaje nenkryetari i kesaj sindikate pohon se taksistet e Tiranes do ta shoqerojne kortezhin me trupin e pajete te 48-vjecarit dhe madje do te qendrojne edhe disa minuta para Kryeministrise. Deri tani ne dosjet e Policise shqiptare numerohen nje numer i madh taksistesh te vrare. Motivi ne krah te emrit te tyre eshte ajo e grabitjes ndersa autoret ne disa prej tyre ende nuk jane identifikuar.
16 Tetor 2010