Lirohet nga burgu ne SHBA arrestohet Agolli
Artan CENA -Kishte ardhur nga Amerika dhe ka organizuar nje grup te shperndarjes se lendeve narkotike ne qytetin e Korces. Kleand Agolli eshte i riu i cili eshte vene ne pranga mengjesin e djeshem ne Korce pasi akuzohet per shitje te lendeve narkotike. 33-vjecari Agolli pak kohe me pare ishte liruar nga burgu ne SHBA ku ishte akuzuar per te njejten akuze ate te shperndarjes se lendeve narkotike. Por sic duket zanatin e vjeter ka provuar qe ta ushtroje ne Korce ne qytetin e tij te lindjes. Sic kane bere te ditur burimet zyrtare te Policise se Korces pese persona jane vene ne pranga dhe nje vajze eshte ne hetim pas zhvillimit te operacionit te koduar Rrjeta. Te arrestuarit akuzohen se kane shperndare lende narkotike ne qytetin e Korces por dhe ne komunen e Pojanit. Ata e shisnin lenden narkotike ne afersi te shkollave te mesme. Gjate aksionit policia ka sekuestruar nje sasi heroine dhe metadoni.
OPERACIONI
Nje grup shperndaresish te lendeve narkotike jane vene ne pranga nga policia e Korces. Pese persona jane arrestuar dhe nje vajze do te ndiqet ne gjendje te lire per shperndarje ne sasi te vogla dhe te medha te lendeve narkotike te forta ne qytetin e Korces dhe ne shkollat e mesme. Grupi qe e kishte shtrire aktivitetin jo vetem ne qytet por edhe ne komunen e Pojanit duke shperndare lende te llojit heroine dhe metadon eshte arrestuar nga policia kur te gjashte personat qe kane qene ne ndjekje jane kapur ne kushtet e flagrances. Sipas te dhenave gjate aksionit te arrestuarve u eshte gjetur dhe bllokuar nje sasi droge qe e kishin per ta shitur. Aktiviteti i tyre kishte pak kohe qe kishte nisur por policia kishte rene shpejt ne gjurmet e tyre. Pasi jane mbajtur nen vezhgim mengjesin e djeshem eshte ndermarre dhe aksioni per prangosjen e tyre.
TE ARRESTUARIT
Operacion policor i koduar Rrjeta ka cuar ne kapjen e shtetasve Kleand Agolli 33 vjec Vasil Pengo 28 vjec Jetnor Selimllari 27 vjec Bashkim Lico 45 vjec Edison Kobellari dhe 22-vjecarja Atila K. Sipas policise ata jane kapur ne kushtet e flagrances duke shperndare heroine te kryqezimi i 1 Majit ne qytetin e Korces dhe ne cilesine e proves jane sekuestruar 100 grame heroine te bera gati ne doza per tu shitur si dhe 10.8 grame metadon.
16 Tetor 2010