“Vetëm PS-ja mund t’i drejtohet Venecias për fletët”
30/08/2010 LSI kërkon nisjen e reformës zgjedhore, pavarësisht hetimit për zgjedhjet
Lëvizja Socialiste për Integrim thekson se Komisioni i Venecias mund të angazhohet për të dhënë mendimin rreth hapjes ose jo të kutive të votimit, vetëm nga Partia Socialiste. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar gjatë konferencës së djeshme për shtyp se nuk është kryetarja e Kuvendit apo Presidenti i Republikës, ata që mund t’i kërkojnë interpretim Komisionit të Venecias. Sipas tij, meqenëse opozita ka pretendime dhe shqetësimet e saj, ajo duhet të kërkojë vënien në lëvizje të mekanizmave të Komisionit. “Rruga me të cilin komunikohet me Komisionin e Venecias është e qartë. Kushdo që ka ankesa dhe pretendime, është ai që i drejtohet Komisionit të Venecias. Kështu që PS-ja, e cila ka ankesa apo ka rezerva duhet të ndërmarri dhe nuk e kuptoj pse nuk e ndërmerr një rrugë të tillë për të parashtruar ankesat apo rezervat që ka lidhur me këtë çështje”, - ka nënvizuar Vasili. Në qëndrimin e tij dhe të forcës politike që përfaqëson, ai iu kundërvu në këtë mënyrë deklaratës së pak ditëve më parë të kryetarit të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Zyrtari i lartë i Lëvizjes u shpreh se nuk kupton se përse PS-ja ua kërkon të tjerëve dhe i shmanget një përgjegjësie të tillë.
Reforma zgjedhore
Për nënkryetarin e LSI-së reforma zgjedhore është domosdoshmëri dhe nuk ka kohë për të humbur. Sipas tij, çdo forcë politike, për çfarëdo lloj shkaku apo sebepi që i shmanget përmbushjes së këtij detyrimi, nuk bën gjë tjetër veçse ngarkon veten me përgjegjësi mjaft të rënda për zhvillimin e ardhshëm demokratik të vendit. I pyetur për të komentuar qëndrimin e opozitës, sipas të cilës më parë duhet të nisë komisioni hetimor për zgjedhjet e më pas reforma zgjedhore, Vasili tha se dy çështjet janë të pavarura nga njëra-tjetra. “Reforma zgjedhore mund të fillojë edhe që të hënën e kësaj jave. Ndërkohë që çështjet e këtij komisioni për çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, është një çështje krejtësisht më vete, dhe nuk ka lidhje fare me reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore, përmirësimi i saj, ka qenë një sfidë që ka filluar që ditën parë pas zgjedhjeve, që kur raportuesit ndërkombëtarë kanë bërë shënimet e tyre dhe na kanë lënë disa detyra. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa përmbushjen e këtyre detyrave, as u shmangemi përmbushjes së këtyre detyrave”, - ka deklaruar nënkryetari i LSI-së.
Për debatin PD-PS
Nënkryetari i LSI-së, Vasili, ka thënë se është e nevojshme një përgjegjshmëri më e madhe, si dhe një vetëpërmbajtje evropiane politike nga të gjitha forcat politike, në zhvillimin e debatit politik, në formën e zhvillimit të këtij debati, në përmbajtjen e këtij debati, në mënyrë që të mos dëmtohet imazhi i vendit, pikërisht tani në kulmin e proceseve integruese, thjesht dhe vetëm për interesa të ngushta politike dhe personale. “Konfrontimet e egra denigruese nuk janë ato që sjellin progresin dhe zhvillimin e vendit aq të mirëpritur nga shqiptarët. Vendi ynë ka nevojë sot më shumë se kurrë më parë nevojë për një bashkëpunim konstruktiv dhe për shumë energji pozitive për të fituar sfidat e mëdha dhe shumë të rëndësishme që ka përpara. Korrupsioni duhet të goditet pa asnjë kompromis, por ne mendojmë se nuk mund të luftohet korrupsioni me fletë-rrufe televizive, por vetëm duke u mbështetur tek institucionet legjitime të vendit”, tha ai.
Deklarata e Gramoz Ruçit
Partia Socialiste ka zbardhuar të premten e kaluar projektin e ofruar për kundërshtaren e saj politike për gjetjen e kompromisit, i cili do të jepte fund ngërçit njëvjeçar politik. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka bërë publik propozimin e forcës politike që përfaqëson për kapërcimin e konfliktit të gjatë politik. Duke synuar zhbllokimin e situatës aktuale, socialistët i propozojnë shumicës në pushtet që të pranojë hetimin e zgjedhjeve, pa ekzekutimin e fletëve të votimit. Madje, për këtë pikë PS i parashtron PD-së disa alternativa për të mundësuar që mbi kutitë e fletëve të votimit të jetë Komisioni i Venecias ai që të japë vlerësimin mbi këtë çështje. “Për të mos bllokuar procesin le të ngrihet Komisioni Hetimor për materialet zgjedhore sipas leximit që i bën mazhoranca, dhe të vazhdojmë negociatat lidhur me kutitë e fletëve të votimit, duke përjashtuar në çdo rast asgjësimin e kutive të fletëve të votimit”, u shpreh Ruçi, gjatë fjalës së tij. Ruçi tha se më 28 korrik PS ka formalizuar propozimet e saj duke i paraqitur mazhorancës një projektmarrëveshje për zgjidhjen e krizës politike dhe një projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009.