Uji i shenjtë i priftit shëron aktoren e Harry Potter
Një adoleshente, për të cilën doktorët thoshin se do të vdiste, u rikthye në jetë kur një prift i vendosi ujë të shenjtë në kokë.
Aktorja 13 vjeçare, Lusi Hasi-Bergonzi, pësoi një hemorragji në tru pak ditë pasi kishte xhiruar një pjesë në filmin Harry Potter.
Ajo u dërgua në spital dhe u mbaj në jetë me pajisje mjekësore për pesë ditë. Mjekët u thanë prindërve të saj se ajo nuk do ia dilte. Pas dy operacionesh, mamasë iu tha se duhej ti jepte lamtumirën vajzës. Ndërsa ishin mbledhur tek koka e saj për lutjet, prifti katolik përgatiti ujin e shenjtë dhe e preku ballin e Lusit. Ndërsa uji preku lëkurën e saj, familja u befasua kur pa krahun e saj duke lëvizur. Brenda 24 orësh ajo doli nga gjendja ku ishte dhe tregoi shenja të shërimit, duke i lënë doktorët në kërkim të një shpjegimi.