E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i kontrolloi ushqimet në tregje?

Sot ka pasur dy njoftime të ndryshme për një gjë të njëjtë. Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se ka kontrolluar disa tregje, kurse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur po ashtu se ka bërë kontroll në tregje. Qëllimi ka qenë i njëjtë: të shihen kushtet higjieno- sanitare. Autoriteti, që është në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, është ngritur së fundmi nga qeveria me qëllim që të mos ketë paqartësi në zinxhirin e komandës për ndarjen e kompetencave në kontrollin e sigurisë ushqimore. Që të kuptohemi, ka qenë një lëmsh që është munduar ta zgjidhë kjo Agjenci, e cila nuk është bërë e gjallë prej disa kohësh. Ja që u kujtua të flasë tani kur edhe Bashkia e ka ngritur një agjenci për të kontrolluar ushqimet. D.m.th ai lëmsh do vijojë sërish, kontrollo njëri, gjobit, merr ndonjë gjë nën dorë, largohu, vjen tjetri, kontrollon, gjobit, merr diçka nën dorë dhe largohet. Ata që vuajnë janë tregtarët që do hanë një gjobë të dyfishtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›