Ujin e pijshem tregtia e pandershme u ndryshon kombesine 5 burimeve shqiptare
Ervin KOCI
Produktet qe konsumojme si dhe shume sherbime per te cilat paguajme jo pak nuk jane aspak te sigurta. Pasiguria e produkteve eshte aq e larte sa ajo nuk mund te sigurohet as per produktet me jetesore buken dhe ujin. Ky i fundit dhe jo vetem ai i rubineteve te cezmave por edhe ai i ambalazhuar qe na servilet si produkt luksi dhe plot reklame nuk ka me siguri. Abuzime dhe shkelje jane konstatuar me ujin e ambalazhuar qe disa subjekte ne Tirane ku nga analizat e bera kohet e fundit u verifikua se uji ishte jashte parametrave per tu konsumuar. Per pasoje inspektoret e Autoritetit Kombetar te Ushqimit se bashku me Inspektoratin Ushqimor te Tiranes kane mbyllur perkohesisht aktivitetin e 5 subjekte te ambalazhimit dhe tregtimit te ujit te pijshem me bidone 6 litra. Kjo mase eshte ndermarre pas disa inspektimeve ne keto subjekte te cilave u jane lene detyra per te permiresuar situaten. Ne Tirane ka me dhjetera subjekte qe tregtojne ujin e pijshem me bidone 6 litersh dhe shumica e tyre punojne krejt jashte standardeve. Sipas AKU-se ne qarkun e Tiranes ushtrojne aktivitetin 11 subjekte te ligjshme qe etiketojne ambalazhojne dhe tregtojne uje. 7 nga keto subjekte jane plotesisht te mekanizuara por vetem dy prej tyre jane te certifikuara me certifikatat e cilesise dhe sigurise ISO dhe HACAP.
Uji i burimeve
Ne Shqiperi jane me dhjetera burimet malore karstike te njohura per ujin e tyre te paster dhe te shendetshem. Por pak ose shume pak prej tyre arrijne qe te konsumohet nga popullsia e qyteteve te medha e ca me keq e zonave rurale. Kjo jo per faktin se keto produkte nuk kane infrastrukturen per te arritur ne te gjitha tregjet e vendit madje ato jane prezente kudo por kompanite qe i tregtojne jane te joshura pas fitimeve dhe per kete u ndryshojne destinacion. 5 prej kompanive me ne ze te mbushjes ambalazhimit dhe tregtimit te ujit te pijshem ne Jug te vendit te cilat kane marre ekskuzivitetin e burimeve me te njohur minerale dhe karstike si ne zonen e Gjirokastres Permetit dhe Tepelenes duket se i kane lare duart me konsumatorin shqiptar. Prej vitesh ato ne menyre teper sekrete dhe aspak te moralshme e shesin produktin qe e marrin falas nga malet shqiptare ne Greqi kundrejt kontratave te lidhura per 5-7 vjet duke siguruar fitime te majme. Kaq me leverdi ka qene kjo pune sa keto kompani ne bashkepunim edhe me filialet apo ortaket e tyre ne Greqi kane realizuar spote publicitare duke ua shitur konsumatoreve grek kete mall si te ishte i burimeve vendase. Por keto kompani nuk jane mjaftuar me kaq. Ato i kane dy dhe trefishuar fitimet e tyre duke hapur nga ana tjeter filiale te tyret ne Tirane e duke i shitur tregut shqiptar uje te pijshem qe pretendohet prej tyre se sillet nga burimet e famshme nga jugu i vendit por qe ne fakt nuk eshte gje tjeter vec se uje tubacionesh nga ujesjellesit e komunave ne rrethinat e kryeqytetit ku keto kompani dhe i mbushin.
Spekulimi
Ne nje kohe qe kompanite shqiptare te ujit te pijshem nga burimet minerale me te njohura te vendit vendit e tregtojne ujin e ketyre burimeve ne Greqi skandali me i madh eshte se ato nuk i paguajne shtetit shqiptar asnje takse per kete. Malli u shitet kompanive greke te cilat vijne dhe e mbushin me autobote te medha dhe e kalojne ne dogana si lende e pare uje per industri duke eliminuar keshtu dhe taksat doganore te cilat jane bere zero per tregtine me vendet e BE-se. Nga ana tjeter keto kompani kane te sigurt edhe fitimin ne vend pasi duke ruajtur ambalazhet origjinale te shisheve te tyre i prodhojne ato dhe i tregtojne te mbushura me uje ujesjellesish nga komunat e Tiranes. Ne kete rast ujit qe tregtohet ne vend kompanite nuk i bejne asnje pastrim ose purifikim por vetem sa e kullojne dhe me pas e ambalazhojne duke e shitur me nje cmim te kripur. Ne kete rast fitimi i tyre eshte i dyfishte duke ditur se produktin origjinal ato e nisin per ne Greqi madje edhe pa taksa.
Konsumatori
Fatura aforfe mbifaturimi i sasise se produkteve qe marrim cilesi jashte standardit peshe jo reale e produkteve si dhe shkelje te ndryshme jane disa prej shume problemeve qe ndeshin ne jeten e perditshme konsumatoret shqiptare. Drejtori i Pergjithshem i Politikave Tregtare ne Ministrine e Ekonomise Besjan Pesha eshte shprehur dje se deri ne 3-mujorin e dyte te vitit te ardhshem ne cdo qytet do te ngrihen struktura te reja per mbrojtjen e konsumatorit. Sipas Peshes per denoncimin e rasteve te abuzimeve struktura qe ai drejton do te kete edhe nje faqe te re elektronike. Deklarata e Drejtorit te Politikave Tregtare u be ne kuader te nje takimi mbi te drejtat e konsumatorit ne Shqiperi te Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim PNUD-it me gazetare te ekonomise te mediave te ndryshme ne vend te cilet po diskutojne mbi problemet qe ka sot konsumatori shqiptar dhe mbi masat qe duhen marre per mbrojtjen e tij.
Shqiperia dhe Cekia marreveshje te perbashket per nxitjen e investimeve
Shqiperia dhe Cekia kane nenshkruar tri dite me pare ne kryeqytetin e Cekise Prage protokollin per amendimin e Marreveshjes mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve. Ky ka qene nje protokoll i nenshkruar mes dy vendeve qe ne 27 qershor te vitit 1994 po ne kryeqytetit cek. Per palen shqiptare marreveshja u nenshkrua nga zevendesministri i Ekonomise Eno Bozdo ndersa per palen ceke e nenshkroi zevendesministri cek i Finances Adislav Mincic. Ne kete takim eshte diskutuar mbi zhvillimet ekonomike dhe klimen e biznesit ne Shqiperi. Gjate vizites se delegacionit shqiptar ne Ceki u nenshkrua edhe Protokolli i Sesionit te Dyte i Grupit te Perbashket te Punes ndermjet Ministrise se Industrise dhe Tregtise se Cekise dhe Ministrise shqiptare te Ekonomise.
Bozdo Ne 6 muaj ekonomia shqiptare ka pesuar rritje pozitive
Ecuria e ekonomise tone eshte mjaft pozitive gjate ketij 6-mujori. Keshtu eshte shprehur zevendesministri i Ekonomise Eno Bozdo ndersa beri publik raportin e Drejtorise se Ekonomise dhe Financave prane Bashkimit Europian. Disa prej aspekteve pozitive te ekonomise tone ishin rritja e depozitave ulja e borxhit si dhe qendrueshmeria e monedhes kombetare. Nje prej aspekteve ku raporti percaktonte qe te behej kujdes ishte ulja e investimeve te huaja. Megjithate sipas Bozdos duke permendur privatizimet strategjike paraqitja ndryshon. Raporti i Drejtorise per Ekonomine dhe Financat realizohet per te gjitha vendet qe jane ne prag te aderimit ne Bashkimin Europian duke dhene nje panorame te ecurise ekonomike.
Paketa javore Vodafone Card flisni pa limit me dy numra te tjere Vodafone
Vodafone Albania sjell nje tjeter oferte per klientet e saj duke ofruar gjithnje e me shume lehtesi ne komunikim. Me ane te paketes se re javore Vodafone Card klientet do te perfitojne biseda pa limit me dy numra te tjere Vodafone 30 minuta dhe 50 SMS kundrejt numrave kombetare si dhe 50 MB internet per vetem 400 leke me TVSH. Vetem me ane te nje telefonate ne 131 klientet Vodafone do mund te behen pjese e kesaj oferte dhe te shijojne minuta te zgjatura komunikimi me te dashurit e tyre. Ata mund te zgjedhin 2 numra Vodafone nga cilido plan tarifor dhe te komunikojne pa limit kundrejt tyre pa u shqetesuar per sa shpenzojne. Kjo oferte eshte e vlefshme per shtate dite nga dita e aktivizimit dhe mund te riaktivizohet perseri duke telefonuar ne numrin 131.
12 Tetor 2010