Gerdeci kompania SAC nuk kishte leje per demontime municioni
Artan CENA
TIRANE - Akuza mes avokateve mbrojtes dhe prokurorise gjate seances se djeshme per gjyqin e tragjedise se Gerdecit. Kompania Southern Ammunition Company Inc SAC eshte kompani jo e licencuar per demontimin e armeve. Kompania amerikane eshte konfiskuar ne SHBA. Keshtu ka deklaruar diten e djeshme prokuroria ne seancen e radhes per tragjedine e 15 marsit. Prokurori Genci Cana deklaroi se kompania SAC rezulton te kete qene e konfiskuar ne SHBA dhe nuk ishte e licencuar per demontimin duke vertetuar sipas tij se kjo kompani nuk duhej te ishte perzgjedhur per te kryer procesin e demontimit ne Gerdec. Por materiali i prokurorit eshte kundershtuar nga avokati mbrojtes i te pandehurit Mihal Delijorgji Maksim Haxhia. Sipas tij prokuroi Cana po mban qendrime diferenciale pasi keto prova nuk mund te administrohen ne dosje te organit te akuzes. Sipas avokatit Haxhia prokuroria po paraqet prova per kompanine amerikane SAC dhe per Patrik Henrin ne nje kohe qe nuk i ka te pandehur.
SEANCA
Seanca e djeshme ka vijuar me debate te ashpra edhe ne pikat kur prokurori Genci Cana ka lexuar para trupit gjykues nje material prej 20 faqesh duke argumentuar provat me te cilat vertetohen akuzat se ish-drejtuesit e uzinave ne Gramsh e Polican mashtruan me te dhenat per demontim duke i lene prioritet Gerdecit. Sipas prokurorit uzina e Gramshit dhe ajo e Policanit ishin ne gjendje te mire per te kryer demontimin e te gjitha kalibrave te municioneve por dy ish-drejtoret perkatesisht Fiqeret Mato dhe Lavdi Shatro tani te pandehur ne proces ne bashkepunim me drejtorin e firmes MEICO Ylli Pinari kane paraqitur te dhena te rreme per te favorizuar Gerdecin si vend per te kryer demontimin e municioneve. Ne materialin e lexuar nga prokuroria theksohej dhe ish-drejtoret Mato e Shatro deklaruan se ne keto dy uzina shteterore nuk mund te kryhej demontimi pasi mungonin kushtet teknologjike dhe kostoja ishte e larte.
MBROJTJA
Sipas prokurorit ne kohen qe Albademil-i u krijua ne kontrate jane percaktuar qarte se kjo kompani merrte persiper pervec demontimit edhe sigurine. Po pikerisht pas kesaj deklarate Vladimir Meci avokati i ish-komandantit te Forcave te Bashkuara Shpetim Spahiu e akuzoi prokurorine per dy standarde. Sipas Mecit gjykata nuk duhet te pranoje asnje prove shkresore ku permendet kompania SAC pasi sipas tij kjo kompani nuk eshte nen hetim. Ai tha se prokuroria ka theksuar ne cdo seance se klienti i tij dhe disa te tjere nen akuze kane favorizuar kompanine SAC ne nje kohe qe statusi i kesaj kompanie dhe i administratorit te tij nuk u prek. Sipas avokatit Patrik Henri nuk eshte mbret prandaj nuk kuptohet se si eshte e mundur qe nje shtet i tere u vu ne sherbim te tij dhe ende askush nuk ka pergjigje per Patrik Henrin se cfare pozicioni ka ai ne kete proces.
Pasojat e Gerdecit
Gjyqi per Gerdecin eshte nje nder gjyqet me te medha ne historine e Drejtesise shqiptare. Ne fabriken e demontimit e cila shpertheu me 15 mars 2008 humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Prokuroria per tragjedine e rende ka vene nen akuze 29 persona mes tyre Mihal Delijorgjin administrator i Albademil Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s si dhe ish-kreret me te larte te Ushtrise shqiptare.
Rrefehet Mehmetaj E vrava gruan se donte te divorcohej
SHKODER - E vrava gruan se donte te divorcohej. Ky ka qene justifikimi i Gjelosh Mehmetajt ne Gjykaten e Shkodres gjate mases se sigurise. Edhe pse ai e masakroi me thika bashkeshorten e tij duke lene jetime 2 femijet e vegjel Mehmetaj nuk eshte penduar. Ai ka pranuar dje para Gjykates se Shkodres krimin ndaj gruas dhe e justifikoi ate me faktin se ajo i kerkonte divorcin. Kishte ikur nga shtepia bashke me femijet. Donte divorcin ndaj e vrava - tha Mehmetaj 35 vjec qe tri dite me pare theri me thike per vdekje gruan e tij Mimoza Gershiti 32 vjece nene e dy femijeve te mitur. Gjeloshi me tej shtoi se prej kohesh familja kishte probleme ekonomike dhe ai ka qene ne depresion nga problemet e shumta. Trupi gjykues nuk i ka pranuar justifikimet e Mehmetajt duke caktuar masen e arrestit me burg per bashkeshortin vrases. Ngjarja ndodhi te shtunen ne Shkoder. Rreth ores 0830 ne lagjen Ish-Artistikja ne Shkoder Gjelosh Mehmetaj 35 vjec qelloi per vdekje me thike gruan e tij Mimoza Gershiti 32 vjec. Shkak ishte nje konflikt familjar nga te shumtit qe kishte cifti mes tyre. Cifti ndodhej ne prag divorci dhe vetem pak procedura i ndanin nga jetesa e perbashket. Mimoza edhe pse ne prag divorci nga burri kishte zgjedhur te jetonte se bashku me dy femijet tek i vellai i saj. Deshmitare shprehen se arsye ka qene dhuna qe bashkeshorti Mehmetaj ushtronte vazhdimisht ndaj se shoqes. Ne fillim cifti jetonin se bashku ne banesen e tyre ne lagjen Mark Lula tek ish-fusha e druve ne Shkoder. Por dhuna ishte kthyer ne makth per gruan dhe femijet duke cuar deri ne pergatitjen e divorcit. Si zgjidhje u mendua largimi fillimisht nga banesa dhe shtrati bashkeshortor.
Gjykata le ne qeli dy oficeret e policise
SARANDE - Dy oficeret e policise te arrestuar pak dite me pare per marrje ryshfeti jane lene ne qeli nga Gjykata e Sarandes. Sic eshte mesuar gjate dites se djeshme gjykata ka dhene masen e sigurise duke lene ne arrest me burg Ramadan Hasanin dhe Hasan Haderin. Te dy punonjesit e policise u akuzuan per korrupsion pasiv ne bashkepunim. Ata akuzohen se kane marre para me qellim te lironin nje person te akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative. Arrestimet u bene nga ana e agjenteve te SHKB-se te cilet kishin nisur hetimet disa muaj me pare ne lidhje me korrupsionin qe po behej. Hasani dhe Haderi u ndaluan ne momentin kur kishin marre 2 mije euro ryshfet.
12 Tetor 2010