E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani, gati për sfidën e re

Samir Ujkani i ka zbuluar ndjenjat e tij pas rikthimit në Palermo, ku pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Giuseppe Sannino gjatë sezonit të ardhshëm.

“Jam i lumtur, ka arritur momenti im dhe mezi pres të rifilloj me Palermon, pikërisht ku kishte nisur karriera ime në nivele të larta katër vjet më parë. Jam i qetë, po e shijoj këtë aventurë të re me dëshirë të madhe”, deklaroi për ueb faqen sport.it përfaqësuesi shqiptar, i cili në tri sezonet e fundit mbrojti për Novarën.

Ish portieri i Anderlechtit është zgjedhur pikërisht nga presidenti Maurizio Zamparini, i cili është lodhur nga pavendosmëria e Emiliano Vivianos.

“Unë dëshiroj ta falënderoj presidentin, sepse më ka dhënë shumë. Më ka sjellë në Itali dhe tash ma dha mundësinë të rikthehem në Palermo, ku kam luajtur vetëm si kundërshtar”, shtoi ai.

Ujkani në fund e ka shprehur kënaqësinë e tij që do të punojë me trajnerin Sanino, të cilin megjithatë nuk e njeh personalisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›