E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania me pikë të plota, eliminohet Danimarka!

Skuadra e Lëvit i fiton të tria ndeshjet në grupin e hekurt dhe do të ndeshet me Greqinë në çerekfinale. Podolski dhe Bender shënuan ndaj nordikëve në suksesin 2-1

Tri ndeshje e tri fitore për Gjermaninë në grupin e hekurt. Nëntë pikë dhe vendi i parë në grup. Gjermania konfirmohet si “motor” i Europës: tri pikë i mori kundër Portugalisë, tri kundër Danimarkës dhe tri kundër Holandës. Tashmë do të luajë kundër Greqisë.

Skuadra e Lëvit ka mposhtur 2-1 Danimarkën, e cila për më shumë se një orë shpresoi në ringjalljen holandeze (siç kishte ndodhur në fillim të ndeshjes) dhe përpiqet të mbajë barazimin me shpresën se do ti mjaftojë.

Kur Ronaldo u nxjerr bojën tulipanëve, Bender firmos epitafin e skuadrës së Olsenit. Lamtumirë Danimarkë dhe rezultat i merituar, edhe pse Ozil me shokë luajnë jo aq me entuziazëm dhe me ritme të ulëta. Por kjo u mjafton.

Podolski, 100 ndeshje dhe gol - Gjermania luan me topa të saktë, ndryshon lojën falë depërtimeve të sakta dhe teknikës së Mylerit e Podolskit. Mario Gomez është një pikë referimi në sulm, por kthehet që të marrë topin, tenton driblimet dhe gjuan.

Goli vjen në minutën e 19-të: rivënie anësore nga e djathta, Myler kroson ulët në zonë, gjen Podolski në qendër dhe sulmuesi mposht Jakobsenin: gjuajtje e menjëhershme dhe epërsi, në ndeshjen e 100-të për ish-lojtarin e Këlnit, që do të veshë fanellën e Arsenalit.

Danimarka pret, me një skemë 4-1-4-1 që ka Eriksen dhe Krohn-Delhi në krahë. Nuk krijon raste, por është e rrezikshme nga goditjet standarde.

Duke shfrytëzuar mbrojtjen zonale të gjermanëve, Bendtner qëndron përherë në shtyllën e dytë dhe kthen topat e krosuar në qendër të zonës; ideja e tij ka sukses në minutën e 24-rt, kur nga goditja e këndit e Jakobsen, Bendtner bën rolin e kullës, Khron-Dehli në qendër të zonës shënon me kokë dhe 1-1, goli i tij i dytë në turne.

Ritme të ulëta Në pjesën e dytë Gjermania e nis me ritme të ulëta, rrezikon me një gjuajtje të Jakob Poulsen (asist i Bendtner, depërtim nga e majta e Poulsen), vuan në krahun e djathtë sepse aty luan Lars Bender, por më pas rimerr kontrollin e ndeshjes, por mjaft e qetë.

Gomez i lë vendin Klozes, i vetmi që ngacmon portierin Andersen dhe zëvendësuesi Shurle rrezikon pas një asisti të Khedirës. Danimarka nuk e braktis lojën e saj për asnjë moment, duke u treguar e kujdesshme: sapo del një moment nga loja e saj, Gjermania e ndëshkon me një kundërsulm.

Ozil nga e majta kërkon në mes të zonës Klozen. Nuk e gjen, por Kvist rrëshqet dhe topi shkon te Lars Bender, i cili kishte ndjekur aksionin dhe shënon golin e fitores. Është ky 23-vjeçar që zëvendësohet më pas nga Boateng, që vulos biletën e kthimit për danezët, ndonëse kishte qenë ndër më anonimët në skuadrën e Lëvit.

Danimarka nuk tenton të sulmojë dhe përshendet Europianin; mungoi pak iniciativa e Eriksen, shumë shpresa tek ai në fillim të ndeshjes, por asnjëherë vendimtar. Krohn-Delhi ka bërë më shumë se çpritej.

Simon Poulsen, do të ketë fituar admirues të rinj. Por për danezët do të flitet sërish, në merkato. Për Gjermaninë është radha e Greqisë, në atë që është cilësuar si “Merkel-match”.

DANIMARKE         1

GJERMANI 2

Shënues: Krohn-Dehli 24 / Podolski 19, L.Bender 80

Danimarka: Andersen, Jakobsen, Kjaer, Ager, S.Poulsen, Kvist; Eriksen, Zimling (K.Poulsen 81), J. Poulsen (Mikelsen 85), Krohn-Dehli, Bendtner. Trajner: Olsen.

Gjermania: Nojer, L.Bender, Humels, Badshtyber, Lahm, Khedira, Shvajnshtajger, Myler (Kros 76), Ozil, Podolski (Shërrle 64), M.Gomez (Kloze 74). Trajner: Lëv.

Gjyqtar: Velasko Karbajo (Spanjë)

Kartonë të verdhë: -

Statistikat

Danimark렠 Gjermani

1          gola     2

9          goditje            12

5          goditje në kuadrat    5

4          goditje jasht렠          7

8          goditje dënimi           12

5          goditje nga këndi      3

4          pozicione jashtë loje           2

0          kartonë të verdh렠   0

0          kartonë të kuq           0

43%    qarkullimi i topit      57%

 

15 herë ka fituar Gjermania në 25 përballje gjithsej me Danimarkën. Danezët kanë humbur 13 nga 14 ndeshjet e fundit të luajtura në Europianë.

 

100 ndeshje ka luajtur Lukas Podolski me kombëtaren gjermane. Ndeshjen e 100-të, 27-vjeçari e feston me gol ndaj Danimarkës.

 

Lëv: Bëmë provat për ndeshjen ndaj Greqisë!

Trajneri i Gjermanisë: E kemi idenë se çfarë na pret në çerekfinale. Futbolli i grekëve është i ngjashëm me atë të Danimarkës.

Gjermania i ka fituar të tria ndeshjet e luajtura në Grupin B, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Euro 2012, ku e pret Greqia. Ja cila ka qenë intervista e trajnerit Lëv, në fund të ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Danimarkës…

Si do ta konsideronit paraqitjen e djeshme në Lviv?

Nxorëm mësime nga kjo ndeshje. Për shembull në mbrojtje dhe në mesfushë lamë disa hapësira më shumë se zakonisht. Vetëm në pjesën e dytë e kontrolluam lojën totalisht. Në përgjithësi, i lamë disa mundësi kundërshtarit të luante me kundërsulm dhe kjo nuk duhet të përsëritet, sepse ndaj Greqisë do të luajmë një ndeshje të ngjashme.

Cili ishte ndryshimi në 45 minutat e dyta?

Në pjesën e parë nuk shfrytëzuam rastet dhe korridoret boshe, ndërsa në pjesën e dytë vrapuam më shumë se Danimarka, luajtëm më mirë dhe fituam me meritë. Tre-katër vite më parë nuk do ta kishim fituar një ndeshje të tillë, por tani jemi të pjekur aq sa duhet.

Ju gëzon fakti që në çerekfinale do të keni përballë Greqinë, një kundërshtar që nuk ka fituar asnjëherë ndaj Gjermanisë?

Unë nuk e dija që Gjermania nuk ka humbur asnjëherë ndaj Greqisë. Personalisht kam vetëm miq të mirë në Greqi dhe nuk jam ndeshur asnjëherë me ta. Askush nuk e mendonte se Greqia do të eliminonte Rusinë. Helenët shfrytëzojnë shumë mirë rastet që i paraqiten. Ata mbrohen me shumë rregull dhe mbrojtja e tyre ngjason me një shkëmb, ndaj të cilët mund të përplasesh pafundësisht pa shënuar gol.

Çfarë duhet të përmirësojë Gjermania juaj?

Ne e kontrolluam ndeshjen, por jo gjithmonë i bëmë gjërat ashtu si duhet. Mënyra si vrapojmë në fushë ka të bëjë shumë me pasimet dhe kombinimet tona. Në këtë aspekt kemi shumë për përmirësuar. Danezët ishin të rrezikshëm në goditjet standarde, por ky është një aspekt mbi të cilin ne punojmë shumë.

Na vjen keq që pësuam gol nga një korne, por mënyra si i korrigjuam gjërat në pjesën e dytë nuk i dha më mundësinë Danimarkës të shfrytëzonte armët e saj.

Në fund, një mendim për Danimarkën…

Mënyra si ata luajnë ngjason me një ekip që nuk ka asnjë synim, por nënvlerësimi është gabimi më i madh që mund të bëjë një kundërshtar. Ata fillimisht mendojnë vetëm për tu mbrojtur, luajnë një futboll të thjeshtë, por janë të pamëshirshëm në zonën kundërshtare.

Ndoshta nuk janë të fortë sa Holanda dhe Portugalia, por ju garantoj se na u desh i njëjti mund për ti fituar të tri ndeshjet e para. Në fund ata mbroheshin me dhjetë vetë, ndërsa ne gabonim pasimin e fundit. Kjo zgjati deri 10 minuta para fundit. Nuk di të them nëse ishim ne që nuk luajtëm shumë mirë apo në

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›