E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Moske, pakt per bashkepunim kulturor

Mes Keshillit te Ministrave te Qeverise shqiptare dhe asaj te Federates ruse eshte nenshkruar marreveshja mbi projekt programin e bashkepunimit kulturor dhe shkencor.

Kjo marreveshje eshte nenshkruar nga Ministri i Kultures Ylli Pango dhe ambasadori rus Aleksander Prishepov.

Iniciativa per nenshkrimin e ketij programi eshte marre nga pala ruse. Ai synon bashkepunimin ne fushen e artit, kryesisht ne ate te muzikes dhe trashegimise kulturore, kinematografise, botimeve, medias dhe informacionit masiv,rinise, sportit dhe ate te bashkepunimit shkencor nderkombetar.

Gjithashtu propozon edhe shkembime dypaleshe ekspertesh. Dokumenti i nenshkruar eshte vazhdim i programit nderqeveritar mes Shqiperise dhe Rusise i nenshkruar ne vitin 1995.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›