Punonjësit e administratës, trajnim si të japin informacionin
Në kuadrin e përmirësimit mbi të drejtën e informacionit nga publiku i gjerë apo edhe media, Grupi Rinor i të Drejtave të Njeriut ka zhvilluar një seri seminaresh trajnimi për punonjësit e administratës, si dhe gazetarë, pjesë e institucioneve mediatike.
Kjo u realizua nëpërmjet një bashkëpunimi me Delegacionin e Komisionit Evropian në Shqipëri në kuadër të implementimit të projektit "Ngritja e kapaciteteve të medias profesioniste".
Seminaret synuan në ndërgjegjësimin e nëpunësve publikë në lidhje me detyrimet që ka administrata për informimin e publikut, përfshi edhe gazetarët në mënyrë adekuate, të shpejtë e të menjëhershme, si dhe pa diskriminim. Në seminaret e trajnimit për nëpunësit civilë të administratës publike janë trajnuar rreth 70 nëpunës civilë, kryesisht nga institucionet e aparatit të Kryeministrisë, ministrive të linjës, Bashkisë Tiranë, drejtoritë arsimore, Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, Kuvendi, Instituti i Shëndetit Publik, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Agjencia Shqiptare e Trajtimit të Koncesioneve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Gjithashtu, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve për median shqiptare të shkruar dhe asaj vizive, seminaret trajnuese synuan informimin e gazetarëve me legjislacionin aktual, veçoritë, si dhe rastet praktike nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mbi të drejtën për informim. Gjithsej, deri tani janë trajnuar rreth 39 gazetarë mbi rolin e medias në informimin e shoqërisë, të drejtat e tyre në kërkimin e informacionit, si dhe detyrimet e administratës publike për dhënien në kohën dhe cilësinë e duhur të informacionit të përfshirë nga veprimtaria e tyre.
Seminaret trajnuese për nëpunësit civilë, konsistuan në zbatimin e drejtë të legjislacionit shqiptar mbi të drejtën për informim, dhënien e informacionit konkret dhe të veçantë në lidhje me legjislacionin, si dhe çështjet e dhënies së informacionit, dallimit mes informacionit të klasifikuar, si dhe të dhënave personale. Gjithashtu, informacioni i dhënë përfshinte dhe shpjegimin e disa procedurave, rregullave dhe rasteve praktike mbi dhënien apo refuzimin e dhënies së informacionit.