Tabaku argjend në Lojërat Mesdhetare
Gjithmonë peshëngritja. Sporti që ka sjellë më shumë suksese për Shqipërinë vazhdon të lerë shenjë në Lojërat XVI Mesdhetare që po zhvillohen në Itali. Pas Romela Begajt, Erkand Qerimajt dhe Briken Caljas, ishte radha e peshëngritësit tjetër kuqezi, Ervis Tabaku, që të ngjitej në podiumin e fituesve. 20-vjeçari fitoi medaljen e argjendit në "Peskara 2009", në konkurrimin për peshën 85 kg., ku ndodhej në baterinë "A", përkrah Endri Haxhihysenit, i cili ka humbur bronzin vetëm për 51 gramë më shumë në peshën trupore. Në stilin e shkëputjes, Tabaku ka realizuar me sukses dy provat e para: fillimisht 161 kg dhe më pas 166 kg Në provën e fundit, ai tentoi të ngrinte 168 kg për të mposhtur turkun Izet Inçe, i cili e kishte mbyllur konkurrimin me 167 kg dhe që momentalisht renditej në vendin e parë. Gjithsesi, prova ka qenë e dështuar dhe Tabaku e mbylli garën në vendin e dytë. Duel i fortë ka qenë edhe ai ndërmjet peshëngritësit tjetër shqiptar, Haxhihyseni, dhe libianit Mohamed Eshtiui, të cilët luftonin për shkallën më të ulët në podium. Elbasanasi ka kërkuar 161 kg në provën e parë, pa arritur të jetë i suksesshëm. Të njëjtën peshë ai e ka realizuar pa problem në provën e dytë, ndërsa në tentativën e fundit nuk ka arritur të ngrejë 163 kg Në anën tjetër, Eshtiui ka realizuar vetëm tentativën e parë me 161 kg, ndërsa dështoi me peshat 165 dhe 167 kg Gjithsesi, shtangisti nga Libia përfitoi nga vetëm 51 gramë më pak në peshën trupore dhe u klasifikua i treti. Për Haxhihysenin, prova e tretë ishte edhe fatkeqe, pasi ai u dëmtua sërish dhe nuk arriti të ngjitej në pedanë për stilin e shtytjes. Në këtë stil edhe paraqitja e Tabakut ka qenë e mjaft e dobët. Që prej provës së parë, me 192 kg, kuqeziu tentoi të qëndronte në zonën e medaljeve, por nuk arriti të mbante në ekuilibër shtangën. Në dy provat e mbetura, ai kërkoi 196 kg, për të garuar për medaljen e artë me francezin Beniamin Henekuin (i cili u shpall fitues pikërisht me këtë peshë), por zhgënjeu, duke mos arritur të klasifikohej.
Pavarësisht paraqitjes jo të kënaqshme në shtytje, Ervis Tabaku mund të ngushëllohet me faktin se brenda dhjetë ditëve ka fituar katër medalje: tri argjendi dhe një bronzi. Në fakt, përveç vendit të dytë në stilin e shkëputjes në Peskara, më 19 qershor ai është shpallur nënkampion i dyfishtë i botës në kampionatin e zhvilluar në Bukuresht. Fakti interesant është se argjendi i djeshëm në shtytje është fituar me të njëjtën peshë si në kryeqytetin e Rumanisë, pra 166 kg. Krejt e kundërta ka ndodhur në shtytje, ku Tabaku nuk arriti të realizonte provat me peshën 191 kg dhe 196 kg, ndërsa në botërorin për të rinj, ai u klasifikua i treti pikërisht me peshën 196 kg.
Klasifikimi
Shqipëria renditet e nënta në klasifikimin mes 16 vendeve që kanë arritur të fitojnë medalje në "Peskara 2009". Të gjashtë medaljet e përfaqësueses kuqezi (dy ari dhe katër argjendi) janë fituar në garat e peshëngritjes nga Begaj, Qerimaj, Calja dhe Tabaku