E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu kuq e zi i futbollit shqiptar

Gallatasaraj nuk llogarit më lojtarin shqiptar në planet e tij. Ky është lajmi tronditës që nxjerr gazeta e përditshme turke, “Sabah”, së cilës i referohen mediat italiane. Sipas gazetës në fjalë, Lorik Cana nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri të Gallatasarajit, Fatih Terim, ndaj edhe klubi turk po përpiqet të fitojë në maksimum nga kartoni i mesfushorit luftarak.

Pak rëndësi ka për turqit, nëse Cana do të shkojë tek Lacio apo jo dhe pak rëndësi ka nëse kjo lidhet apo jo me portierin uruguajan Muslera. Pasi hodhën poshtë një ofertë prej 5 milionë eurosh, të bërë më herët, stambollinjtë po shqyrtojnë të gjitha ofertat e tjera lidhur me kosovarin, nga i cili shpresojnë të fitojnë plot 8 milionë euro.

Ndërkaq, dy prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar janë pranë Superligës greke. Bëhet fjalë për kapitenin bardheblu, Andi Lila, dhe mesfushorin sulmues që i përket Dinamos së Zagrebit, por që sezonin e kaluar luajti për Dinamon e Tiranës.

Mediat greke, konkretisht “Neoi Agones” e Janinës, njofton se trajneri belg i Janinës, Demol, i konsideron dy shqiptarët si shumë pranë skuadrës së tij, ndonëse veprimet përfundimtare për transferimin e tyre janë lënë pas ndeshjes me Shqipërisë dhe Argjentinës në Buenos Aires, që do të zhvillohet më 20 qershor. Nuk dihet sesi do të merret vesh klubi grek me Dinamon e Zagrebit, e cila sipas mediave ka kërkuar 100 000 euro për kartonin e Vilës, apo ndoshta mund të arrihet formula e huazimit. Edhe Skënderbeu i Korçës ka shprehur interesimin për durrsakun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›