Ukraina bën përpjekje për evakuimin e civilëve të bllokuar në fabrikën e çelikut në Azovstal

Zyrtari ukrainas Andriy Yermak ka thënë se janë duke u bërë përpjekje për të evakuuar civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Yermak nuk dha më tepër detaje, por bëri me dije se do të japë përditësime më vonë lidhur me këtë situatë.
Yermak e quajti evakuimin “një operacion kompleks” dhe tha se Ukraina do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të “shpëtuar të gjithë civilët dhe ushtrinë”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje se “faza tjetër e shpëtimit të popullit tonë nga Azovstal është duke u zhvilluar”, raporton BBC.
/rtsh.al/