Pentagoni mohon ndihmën ndaj Ukrainës për fundosjen e ‘Moskvës’

Pentagoni ka hedhur poshtë pretendimet se kanë ndihmuar Ukrainën me informacione specifike për shënjestrimin me qëllim fundosjen e ‘Moskvës’.
Sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby ka mohuar përfshirjen e tyre në vendimin e Ukraiëns për të goditur kryqëzorin rus me raketa drejtuar në Detin e Zi. Ai shton se, ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar anijet detare.
“Ne nuk i kemi dhënë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e Moskës. Ne nuk ishim të përfshirë në vendimin e ukrainasve për të goditur anijen ose në operacionin që ata kryen. Ne nuk kishim njohuri paraprake për qëllimin e Ukrainës për të shënjestruar anijen. Ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar dhe synuar anijet detare ruse, siç bënë në këtë rast”, tha Kirby, raporton CNN.
/rtsh.al/