E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama frike nga Malaj e Harasani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se nuk ka kohe per te humbur per oferten e re dhe se ajo duhet te shqyrtohet sa me pare. Sipas tij tashme opozita e ka bere detyrimin e plote te saj ndaj vendit

Oferta e fundit e PS-se nuk i permbahet nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor ku thuhet se fletet e votimit digjen ne rastin e hapjes se kutive te materialeve zgjedhore por nje neni tjeter te kodit atij 119 pika 3 i cili i referohet hapjes se kutive menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve dhe kutite jane ende ne KQZ. Megjithate kryetari i Partise Socialiste Edi Rama diten e djeshme ne nje bashkebisedim me gazetaret deklaroi se nuk ka kohe per te humbur per oferten e re dhe se ajo duhet te shqyrtohet sa me pare. Sipas tij tashme opozita e ka bere detyrimin e plote te saj ndaj vendit megjithese per kete u desh nje kohe jo shume e shkurter rreth 1 vit e gjysme. Ne beme detyrimin tone dhe ajo se cfare ben pala tjeter ne nuk e dime. Partia Socialiste i eshte referuar gjithmone te drejtes se popullit per transparence dhe per te votuar lirisht - tha Rama. Keshtu kryesocialisti konfirmoi oferten e fundit te PS-se dhe terheqjen perfundimtare te kesaj force nga fletet e votimit duke kerkuar tashme vetem hetim te materialeve zgjedhore. Duke iu referuar akuzave te Kryeministrit Berisha ndaj opozites dy dite me pare ne Kuvend Rama e akuzoi ate se po refuzon te ballafaqohet dhe se po mbulon deshtimin me balten qe hedh mbi opoziten. Nuk ka asnje dyshim se ajo qe ndodh sot eshte rezultat i kesaj qeverie dhe do vazhdoje te ndodhe keq e me keq per sa kohe qe keqqeverisja do vazhdoje dhe eshte rezultat i degradimit te cdo marredhenie mes procesit te qeverisjes dhe bashkejeteses - nenvizoi Rama. Ne diskutimin e tij me gazetaret kreu i selise roze e konsideroi seancen e dy diteve me pare te kuvendit nje shfaqje turpi. Ne cilin vend ne kulmin e nje situate kaq te veshtire kryetari i qeverise guxon te kthehet ne nje kloun te gajaset dhe te pergojoje opoziten duke akuzuar sajuar e kercenuar duke transformuar ne maskarade te mirefillte nje debat te rendesishem Kemi nje mungese edukate te mirefillte qytetare. Te vjen turp te jesh shqiptar kur sheh gjera te tilla si ato qe ndodhen ne seancen e Kuvendit - u shpreh Rama.

Gjithashtu kreu i socialisteve theksoi ne fjalen e tij se nese do te ishte ne krye te vendit Partia Socialiste nuk do te ndodhnin situate te tilla si ajo e Shkodres. Me ne ne qeveri nuk do te ndodhnin kurre situata te tilla dhe kjo jo se nuk do te bjere me shi porse eshte e pamundur qe te tilla katastrofa te perseriten 5 here ne vit. Duhet nje qeveri qe qeveris dhe jo qe sundon - nenvizoi Rama. Por kete siguri kryesocialisti nuk e shfaqi kur i eshte bere pyetja ne lidhje me permbytjet qe ndodhin ne kryeqytet. Keshtu pyetjes se nje prej gazetareve se cilat jane pergjigjet e tij ndaj akuzave te ardhura nga mazhoranca per permbytjet qe ndodhin ne Tirane ne zona te tilla si Don Bosko apo Komuna e Parisit Rama i eshte pergjigjur fare shkurt dhe me akuze ndaj Kryeministrit te vendit. Turp per Berishen. Nuk kam asnje pergjigje tjeter - deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›