Ukraina shfuqizon ligjin për rusishten
Parlamenti i Ukrainës ka votuar pro shfuqizimit të projektligjit të diskutueshëm, që do t`i jepte rusishtes statusin e gjuhës së dytë zyrtare në vend.
Parlamenti prej 450 deputetësh ka votuar me 257 vota për anulimin e legjislacionit, të miratuar kohë më parë nga vetë ai.
Ligjvënësit kanë thënë se projektligji do të rishikohet.
Miratimi i tij ka çuar në përleshje mes ligjvënësve dhe protesta masive në Kiev dhe qytete të tjera.