E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juncker:Dalja e Greqisë nga euro nuk zgjidh problemet

Dalja e Greqisë nga eurozona nuk përfshihet në “hipotezat e punës”, pasi do të kishte “rrjedhoja negative kolosale”, ka theksuar presidenti i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, në një intervistë për gazetën gjermane, Sudddeutche Zeitung.

“Përjashtim i Greqisë nuk do t`i zgjidhte problemet në zonën e euros. Përkundrazi. Imazhi i vendeve anëtare do të nxihej, do të kishte pasoja negative kolosale”, theksoi Juncker.

Në të njëjtën kohë, kreu i eurogrupi nënvizoi se Athina do të duhet, para së gjithash, të përpiqet vetë për shpëtimin e saj. “Nuk dua të nënvleftësoj problemet që krijoi Greqia. Greqia vazhdon të ketë detyrimin të paraqesë rezultate konkrete”, shtoi ai.

Ndërkaq, Jean Claude Juncker kritikoi pa i emërtuar gjithë sa promovojnë pikëpamjen për daljen e Greqisë nga zona e euros, duke thënë se, “ata që besojnë se do të zgjidhin problemet e eurozonës duke përjashtuar apo duke lënë Greqinë të dështojë, nuk janë vetëdijësuar për arsyet e krizës”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›