E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjatet gjëndja e emergjencës në Tunizi, hiqet shtetrrethimi

Është zgjatur gjëndja e emergjencës në Tunizi, ndërsa është hequr përfundimisht shtetrrethimi. Lajmi është bërë i ditur nga agjensia zyrtare Tap, e cila ka cituar burime nga Ministria e Brendshme.

Zgjatja e situatës së emergjencës, e cila u njoftua sot dhe do të zgjasë deri në njoftimin tjetër, u bë për të evituar rrezikimin e sigurisë së vendit, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurive publike dhe private.

Gjëndja e emergjencës u dekretua në 14 janar, pak para rënies së presidentit Ben Ali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›