E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, mbi 30 të vdekur nga bombardimet në Hama

Lajmi konfirmohet për AFP-në nga një banor i qytetit, i cili kishte mundur të largohej nga aty, ku është ndërprerë edhe komunikimi.
     
"Afro 30 persona janë vrarë dje pas një bombardimi të ushtrisë. Ata u varrosën në disa parqe të vogla publike", deklaroi ky banor, duke njoftuar edhe për një numër të konsiderueshëm të plagosurish, të cilit ndodhen nëpër spitale. /Start/

                                                                                             2011-08-04 14:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›