E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraine Bill Clinton mesazh per AIDS-in ne Kiev

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka marre pjese ne nje ngjarje per te perhapur mesazhin ne parandalimin e semundjes se AIDS-it ne kryeqytetin ukrainas te Kievit qe u organizua nga fondacioni lokal i anti-AIDS. Eventi i quajtur Beteja per te Ardhmen u organizua nga fondacioni i krijuar nga Elena Pinchuk gruaja e miliarderit te Ukraines Viktor Pinchuk.
Veprimtaria e cila u mbajt ne sheshin St Michaels ne Kievin qendror terhoqi rreth 5000 persona. Klinton tha per te rinjte se te vdesesh nga AIDS-i ne shekullin e 21-te eshte dicka kriminale. Nese kjo ndodh ju mund te testoheni te merrni ilace dhe te jeni te ndergjegjshem qe te mos e transmetoni ate te personat e tjere u shpreh Klinton.
Fondacioni eshte duke punuar me qeverine dhe partnere te tjere per te rritur disponueshmerine e kujdesit me cilesi te larte kunder AIDS-it dhe per njerezit ne nevoje ne vendet ne zhvillim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›