E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan sulmohen serish cisternat e NATO-s

Policia ne Pakistan ka deklaruar se militantet serish kane sulmuar kamionet qe mbanin furnizime per trupat e NATO-s ne Afganistan kete here duke gjuajtur me arme dhe duke u vene zjarrin rreth 20 cisternave afer kryeqytetit Islamabad.

Nje oficer i policise ka thene se dy persona jane vrare ne sulmin e sotem nga ata qe i quajti terroriste.

Ky ishte sulmi i dyte brenda disa diteve ne Pakistan ndaj kamioneve qe transportojne furnizime per forcat e huaja ne Afganistan. Te premten u shkaterruan me shume se 20 kamione.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›